Xhevat Bislimi

Xhevat Bislimi: Kisha serbe të rrënohet, të ridizajnohet apo të rindertohet për nevoja të Universitetit

Organet e Serbisë pushtuese, sidomos në vitet  9o, kishin vendosur që Universiteti i Kosoves, Biblioteka Kombetare dhe çdo gje shqiptare te merrte VULËN e Serbise dhe te serbizoheje! Per kete qellim Serbia (Kuvendi i Serbise, etj.) ia kishte ndare Kishes shoviniste serbe 4 hektare toke mu ne oborrin e Universitetit, Bibliotekes dhe Institutit Albanologjik!! Vendim anticivilizues, antishqiptar, denigrues dhe kriminal i Serbise pushtuese… Ky vendim dhe te gjitha vendimet e kesaj natyre, besonte populli shqiptar, do te duheje te shfuqizoheshin pas çlirimit te Kosoves. Ky shfuqizim do te ishte ne perputhje te plote edhe me legjislacionin dhe me vlerat e vendeve te civilizuara e demokratike (edhe me normat dhe konventat nderkombetare). Nderhyrja e Fuqive te Medha pengoi çlirimin e plote te tokave te pushtuara te Shqiperise dhe vetevendosjen e kombit te copetuar ne Iliri (Ballkan)! Keshtu u krijua shteti sui generis (i çoroditur!) qe po sundohet e poshterohet nga nje multiqeverisje me shume e nentokes dhe e zyrave-sherbimeve ne “hije” se sa e nje qeverie te zgjedhur e demokratike!

Mbeshtetje e mire e kesaj multiqeverisjeje jane bere ata qe ishin jatak i bute i pushtuesit dhe nga keta qe u ngjiten majave te pushtetit ne emer te atyre qe kaluan rinine e tyre burgjeve te Jugoserbise, ne emer te atyre qe e bene luften çlirimtare dhe ne emer te atyre qe rane duke u perpjekur dhe duke luftuar per çlirimin e tokave te pushtuara te Shqiperise! Prandaj (per pasoje), edhe gjykatat e ketij shteti te çoroditur vazhdojne (edhe pas 18 vitesh!) t’i certifikojne e t’i rivulosin vendimet e organeve te Serbise pushtuese!! Gjykata e Apelit vertetoi aktgjykimin e Gjykates themelore, e cila certifikonte-rivuloste vendimin e organeve te Serbise pushtuese per t’ia dhene-dhuruar kater hektare toke kishes serbe ne oborrin e Universitetit, te Bibliotekes e te Institutit!! Perfaqesuesi i Universitetit, sipas porosive qe duhet t’i kete marre nga shefat e tij polittikë, nuk kishte shkuar ne seance per te mbrojtur token shqiptare te Universitetit!! A thua cfare detyre ose pune me te rendesishme se kjo paska patur Rektorati-perfaqesuesi i Universitetit ate dite qe mbaheje seanca?!

Organizatat e studenteve dhe studentete e pedagoget pa dallim partie, feje e krahine do te duheje te kerkonin largimin e rektorit dhe shkarkimin e organeve tjera te Univeristetit “Hasan Prishtina, qe nuk i dolen zot deri sot prones se tyre te uzurpuar me zjarr e hekur nga Serbia pushtuese per kishen e saj shoviniste antishqiptare… Organet e reja te Universitetit, organizatat studentore dhe Kuvendi komunal i Prishtines do te duheje te kerkonin nga Kuvendi i Republikes qe t’ia ktheje token e tij katerhektareshe te uzurpuar nga kisha serbe Universitetit duke e “nacionalizuar” ate ose duke e shpallur prone me interes te vecante publik per Universitetin… Ndersa objekti i nisur per kishe, por qe nuk u be kishe kurre, fale luftes clirimtare te kombit shqiptar, te rrenohet ose te ridizajnohet dhe rindertohet per nevoja te Universitetit, etj. Akgjykimet e gjykatave te Republikes se Kosoves (Gjykata themelore dhe ajo e apelit) qe vertetojne-certifikojne vendimet e organeve te Serbise pushtuese perbejne fyerje per vlerat republikane, per popullin shqiptar dhe per arsimin e civilizimin tone dhe atij evropian perparimtar…

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Organizatat kryesore atdhetare në Kosovë nga LNDSH-ja, LRBSH-ja, OMLK-ja, LPK-ja, PKMLSHJ e të tjera

Përpjekjet e disa individëve, ish të burgosurve dhe e ishave të tjerë, me qëllim  për …