vipa
vala – old
mbpzhr
driloni com
muqa 900
Fillimi / Analiza / Xhevat Bislimi: Ra kjo plagosje dhe u pamë
Xhevat Bislimi: Kisha serbe të rrënohet, të ridizajnohet apo të rindertohet për nevoja të Universitetit

Xhevat Bislimi: Ra kjo plagosje dhe u pamë

Plagosja e jugokosovarit, Azem Vllasi, nxori ne siperfaqen e Kosoves shqiptare gjithe llumin e jugonostalgjikeve dhe koloboracionisteve ne krimet kunder popullit shqiptar… Me debatet, me shkrimet, deklaratate, reagimet dhe “trimerite” e tyre sikur donin t’i thonin Kosoves shqiptare se jane ketu dhe me te forte se kurre! Ata po duan te na kujtojne se nuk kane vdekur dhe se nuk kane ndryshuar fare! Jane po ata qe ishin: me mish e me shpirt, me mendje e me zemer me Jugoserbine dhe kunder Kosoves shqiptare! Sic thoshin dikur soji dhe sorrollopi i tyre: “Me Serbine nuk mjafton te bashkohemi vetem me ndryshimet kushtetuese…  Me Serbine duhet te bashkohemi edhe me zemer”! Mirepo, bashkimin, kumbarin dhe dashurine e tyre me Serbine e prishi populli shqiptar me bijte dhe bijat e tij me te mira ne balle.

Prandaj, “klasa” e patrioteve jugosllave te tipit Azem Vllasi u terbuan dhe sulmonin, arrestonin, torturonin, vrisnin e debonin shqiptaret nga Kosova dhe viset e saj me nje zell te papare per t’i “pelqyer” pushtueseve te tokave te Shqiperise! Ne kohen famekeqe te Azem Vllasit dhe te klases se tij titisto-jugokosovare u shqiptuan 250 shekuj (25 000 vite!) burg per shqiptaret qe kerkonin te drejtate e tyre dhe barazi me popujt tjere ne Jugoserbi! U torturuan ne menyren me mizore, u rrahen, keqtrajtuan e u poshteruan 720 000 shqiptare!! U vrane e u mbyten ne tortura mbi 200 shqiptare teresisht paqesor! Ne krye te ketij pushteti ne Prishtine ishte Azem Vllasi, i cili, sipas deshires dhe kerkeses se Serbise, i kualifikoi demonstratat paqesore si “kunderrevolucionare”!! Me kete kualifikim iu hoqen te gjitha “kufizimet” dhe iu dhane te gjitha te “drejtate” Serbise dhe kolabiracionisteve shqipfoles qe te ndjekin, te izolojne, te arrestojne, te torturojne, te mbysin dhe denojne cilindo shqiptare!! Azemi sigurisht qe nuk ka vrar e torturuar me doren e tij ndonje shqiptar! Kete gje nuk e kishte bere as Miloshevici i Serbise.

Por, Azemi ishte ne krye te atyre politikave, te vendimmarrjes, qendrimeve dhe vendimeve represive qe obligonin aparatin e dhunes dhe te terrorit te ndiqte, shtypte, torturonte, terrorizonte, vriste e denonte shqiptaret, sic bente Miloshevici me vone!! Prandaj, eshte pergjegjes i drejteperdrejte per ate terror dhe represion te papare te atyre viteve mbi shqiptaret paqesor… Sic, jane pergjegjes te gjithe vartesit e tij ne strukturat e Lidhjes komuniste (si per ironi edhe partia “demokratike” e Isa Mustafes quhet “Lidhje”!), ne aparatin shteteror te dhunes e terrorit, ne medie -propagande dhe ne fusha tjera te kesaj natyre represive…

Mungesa e nje ligji mbi pastertine e figures (lustracionit), sic bejne te gjitha vendet e civilizuara dhe demokratike) i la te lire keta eksponente te pushtuesit, te dhunes, terrorit dhe krimit qe te ushtronin ndikimin e tyre antishqiptar dhe anti Kosove edhe pas Luftes Antipushtuese-Clirimtare te LPK-UCK-se dhe te kombit shqiptar per clirimin e Kosoves!!! Paraqitjet e tyre publike ne medie, me shkrime e me botime tjera irituan popullin shqiptar qe e perjeton si fyerjen dhe provokimin me te madh “lirine” dhe te “drejten” e tyre per te perhapur idete, konceptet dhe platformat e tyre antishqiptare! Edhe sot, ne Kosoven tone shtet, politiken, propaganden (me televizione, gazeta e portale), edukimin dhe arsimimin, drejtesine, policine, etj. e bejne dhe e drejtojne ata qe ndiqnin, torturonin, denonin e vrisnin shqiptaret e Kosoves!!

Kjo edhe per arsye se lufta nuk shkoi deri ne fund, por perfundoi me nderhyrjen dhe vendosjen e pranise ushtarake te NATO-s ne Kosove (jo ne Serbi, e cila ishte shkaktare e vetme e te gjitha luftrave shkaterrimtare ne Iliri-Ballkan)! Kosoves shqiptare-shtetit te Kosoves dhe shoqerise sone pergjithesisht i duhej sa vete liria edhe ligji mbi pastertine e figures, i cili do t’i kufizonte kolaboracionistet dhe ata qe ishin pjese e shtypjes, represionit dhe terrorit te pushtuesit ndaj popullit shqiptar qe te ndikojne ne jeten politike dhe publike ose te kene rol-funksione…

Keshtu do te gjente paqe dhe qetesi shoqeria jone. Ne, te burgosurit, te torturuarit dhe te terrorizuarit e tyre, nuk kemi qene dhe nuk jemi per vrasje apo hakmarrje, por per ligj qe rregullon kete marredhenie midis popullit te shtypur e te terrorizuar dhe atyre qe ushtronin dhune e terror ndaj tij, duke bashkepunuar me pushtuesin. Sepse Azemin apo ndonjerin si ai, edhe po ta vrasesh njemije here e ta ringjallesh per ta vrare perseri nuk do t’i lante dhunen, terrorin, vuajtjet, denimin, vrasjet, torturat, debimet e demet tjera qe i ka bere popullit shqiptar…

Prandaj, qe mos te kemi hakmarrje individuale ndaj atyre qe kane bere krime ndaj popullit shqipta,r ne bashkepunim te ngushte me pushtuesin, duhet te nxirret urgjentisht ligji mbi pastertine e figures… Ne te kunderten pergjegjesin per plagosje e hakmarrje duhet ta mbajne institucionet e shtetit qe nuk merr masa per ruajtjen dhe mbrojtjen e dinjitetit, integritetit dhe shendetit te nje populli te shtypur, te terrorizuar e poshteruar nga kjo “klase” jugokosovaresh qe po provokojne dhe fyejne edhe sot ndjenjat e nje populli te persekutura e terrorizuar egersisht nga Azemi dhe azemet e Jugoserbise…

Ligji mbi pastertine e figures ka edhe nje te mire te madhe: edukon dhe emancipon edhe pasardhesit e tyre qe te mos ndjekin shembullin e lige dhe te shemtuar te eterve dhe gjysherve te tyre… Ky ligj dhe “kufizimi” i lirive te kesaj “klase” kolaboracionistesh nuk do te lejonte krijimin e bindjes se ai qe ka bashkepunuar me pushtuesit kunder lirise dhe jetes se popullit te tij eshte i “nderuar” edhe pas pushtimit (ne kohen e lirise) dhe mund t’i gezoj te gjitha privilegjet! Madje, mund te behet edhe kryeminister (si puna e Isa Mustafes!), deputet, gjykates, gazetar, polic, profesor, arsimtar, etj!! Dhe, ne fund te fundit, kjo “klase” kolaboracionistesh, te vjeter e te rinj, eshte ber kancer per Republiken tone dhe po ia merr shpirtin Kosoves shqiptare…