Xhevat Bislimi

Xhevat Bislimi: Shqiptarët e grekët i ndanë Çamëria

Kufijt e Republikes se Shqiperise u imponuan nga Fuqite e Medha! Dy te tretate e Shqiperise mbeten jashte ketyre kufijve, te pushtuara nga Serbia, Greqia e Mali i zi! Ne Greqi mbeti Shqiperia e Poshtme ose Çameria e pertej saj deri ne Peloponez. Kjo eshte e verteta e madhe historike dhe aktuale, te cilen kane arsye ta fshehin pushtuesit e dy te tretave te Shqiperise, por nuk kane arsye ta fshehin shqiptaret!

Keto dite eshte ndezur debati, jane ndezur polemikat dhe “konfrontimet” si rralle here per shenjimin e kufirit detar me Republiken e Greqise! Mbushen faqet e gazetave, programet televizive dhe bubullojne rrjetet sociale per punen e marreveshjes per kufirin detar me Greqine, te arritur nga Sali Berisha, dhe per bisedimet qe po zhvillon tash qeveria e Edi Rames! Ajo qe i ka ndare shqiptaret ne dy kampe te medha eshte hapesira detare ose kufiri detar qe ndane Republiken e Shqiperise nga ajo e Greqise! Behet fjale per nje siperfaqe te vogel deti qe mund ta humb ose fitoje shteti shqiptar! Me marreveshjen qe kishin bere Salua e Luli shteti shqiptar humbiste rreth 300 km katrore siperfaqe deti! Kete ceshtje e kishte mbyllur me kohe shteti i Enver Hoxhes ne te miren e tij. Por, shteti i Sali Berishes e anuloi ligjin per kufirin me Greqine dhe ia mundesoi Greqise rihapjen e kesaj çeshtjeje ne dem te shtetit shqiptar! Per kete çeshtje shqiptaret vazhdojne te jene te ndare (kryesisht ne baza partiake)!

Ndersa ajo qe i bashkon shqiptaret (pa dallim partie, feje e krahine!) eshte fshehja ose heshtja me e pa vetedije e çeshtjes se Çamerise (rreth 17 000 km katrore)! Qeveria shqiptare, institucionet tjera shteterore dhe shoqeria shqiptare do te duheje t’i benin me dije qeverise greke dhe te gjithe atyre qe mbahen greker se me Greqine nuk na ndane kufiri detar ndermjet Sarandes e Korfuzit, por na ndane Çameria dhe pertej saj… Pjesa me e bukur e bregdetit shqiptar ishte pushtuar nga Greqia! Pse te mos potencohet? Shteti i vetequajtur grek ishte çliruar dhe krijuar nga shqiptaret (kryesisht). Ndersa Kisha dhe qeveria shoviniste greke nuk la rast pa shfrytezuar per ndjekjen, vrasjen, masakrimin, debimin dhe asimilimin e shqiptareve (arberve), qe jetonin ne token e tyre!

Shqiptaret do te duheje te jene dhe jane bashke per marreveshje, mirekuptim dhe marredhenie fqinjesore te mira me shtetin grek. Per kete s’ka asnje dyshim dhe besoj asnje kundershtim. Por, marreveshja, mirekuptimi, fqinjesia e mire dhe bashkepunimi nuk mund te behen duke e fshehur dhe heshtur te verteten e madhe per Çamerine dhe çeshtjen e madhe shqiptare ne shtetin qe quhet Greqi. Sepse, edhe po te pajtoheshin qeveritaret dhe kryepolitikanet shqiptare me heshtjen dhe fshehjen e kesaj çeshtjeje nuk po pajtohen dhe nuk do te pajtohen asnjehere shqiptaret e debuar nga toka e tyre, shqiptaret qe jane edhe sot brenda kufijve te Greqise dhe  shqiptaret pa dallim. Njohja e te drejtes se shqiptareve per t’u kthyer ne pronat dhe token e tyre, njohja dhe respektimi i identitetit kombetar te shqiptareve (edhe arberve-arvanitasve) qe jetojne edhe sot ne token e tyre ne Greqi (rreth 3 000 000 shqiptare) do te ishte kusht per marredhenie te mira midis dy shteteve dhe popujve. Kjo do ta lehtesonte shume edhe shtetin grek, i cili do te duheje t’i njihte dhe garantonte te gjitha te drejtate kombetare, kulturore, politike e demokratike te shqiptareve ne Greqi. Edhe nese Athina zyrtare nuk eshte e “pergatitur” ta beje kete sot, shteti shqiptar dhe shqiptaret duhet t’ia bejne me dije ne tavoline, por edhe kudo tjeter se kjo eshte zgjidhja e duhur dhe e pashmangshme! Angazhimi i ketille i qeverise shqiptare dhe i shqiptareve do t’i ndihmonte edhe shovinistet greke (pse jo edhe kishen greke) qe te kthjellen dhe te njihen me te verteten e madhe per çeshtjen shqiptare dhe Çamerine ne Greqi… Keshtu ndihmojme ne ndertimin e nje paqeje dhe fqinjesie te qendrueshme dhe afatgjate.

Te njejten gje do te duheje thene e ber edhe ne bisedimet dhe marredheniet me Serbine. Prishtina dhe Tirana zyrtare kane detyrim t’a thone ne çdo rast dhe t’ia perserisin Serbise se kufiri midis Shqiperise dhe Serbise ishte pertej Nishit, diku ne fshatin qe edhe sot quhet Katund… e jo te bisedohet me Serbine per Veriun e Kosoves se sotme dhe per çeshtje te brendshme te saj!! Ne asnje takim me Serbine, perveç Lugines se Presheves, nuk do te duheje lene pa permendur çeshtjen e “muhaxhireve” shqiptar te sanxhakut te Nishit (mbi 700 vendbanime), pronate dhe kthimin e tyre. Politike e njejte do te duheje udhehequr edhe me Malin e Zi… Nuk mund te kete stabilitet e paqe me logjiken e Bashkimit Evropian qe edhe sot mendon ta qetesoje rajonin tone, Ilirine, duke dhene toka shqiptare per viza dhe duke e “blere” stabilitetin e paqen me toka te Shqiperise se kater vilajeteve! Kjo logjike dhe praktike qe po vazhdon tash 150 vjet (qe nga koha e Krizes Lindore) eshte kunderproduktive dhe me rreziqe per paqen ne Iliri e me gjere…

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti në Kërçovë: Fronti na bashkon për fitoren më të madhe në histori

Ali Ahmeti në Kërçovë: Fronti na bashkon për fitoren më të madhe në histori

Fronti Europian stacionin e radhës e ka pasur qytetin e Kërçovës, ku para një numri …