Xhevat Bislimi

Xhevat Bislimi: U bënë vite qe Gjykata Speciale po përdoret si gogol për t’i trembur shqiptarët

U bene vite qe Gjykata Speciale po perdoret si gogol per t’i trembur shqiptaret qe guxuan dhe guxojne te aspirojne liri, pavaresi, sovranitet dhe shkeputje te plote nga Serbia! Edhe para themelimit te kesaj Gjykate, unikate ne bote, luftetaret e lirise, dalezotesit e Kosoves u ndoqen nga “drejtesia” nderkombetare qe ushtroheje nga UNMIK-u dhe me vone nga UNMIK-EULEX-i dhe bashkepunetoret e tyre jugokosovare! Qindra luftetare te UCK-se u persekutuan me dyshime absurde, u denuan me “fakte” te trilluara-fabrikuara ne Serbi dhe nga argatet e saj ne Kosove! Perkrah Serbise ishte edhe LDK-ja me komisionin e saj ajo qe bente “hetime” dhe mblidhte “fakte” per “krimet” e UCK-se!! Mirepo, Serbia dhe aleatet e saj nuk u mjaftuan me keto “hetime” e “fakte” per “krimet” e UCK-se! Serbia, aleatet dhe argatet e saj nuk u kenaqen as me persekutimin dhe denimin e luftetareve te UCK-se! Nuk u kenaqen, sepse, edhe pas gjithe kesaj propagande fashiste e pas shpifjeve monstruoze ndaj luftes se UCK-se dhe te kombit shqiptar per clirimin e Kosoves dhe, edhe pas persekutimit dhe denimit te qindra luftetareve te UCK-se, populli shqiptar dhe shqiptaret kudo qe jane ne bote flasin me adhurim dhe ndjehen krenar me Luften e UCK-se.

Nuk beri pune as Gjykata e Hages per ta denuar kete Lufte, qe prishi “matematikat” e shteteve shoviniste fqinje ne rajon dhe te Fuqive te Medha per rajonin!

Prandaj, Serbia dhe aleatet e saj nisen fushaten dhe propaganden e re kunder luftes clirimtare te UCK-se dhe te kombit shqiptar, duke akuzuar UCK-ne per “trafik organesh te njerezve”!! Xhelati akuzonte viktimen! Kjo propagande naziste gjeti perkrahes edhe ne disa shtete evropiane! Rrethanave qe i mundesuan UNMIK-EULEX-it, LDK-se dhe Serbise me aleatet e saj qe ta persekutonin dhe denonin UCK-ne i kontribuan edhe disa “patriote” te rinj qe ishin veshur me kapitalin e Luftes se UCK-se dhe te kombit shqiptar! Per krijimin e nje Gjykate, qe s’e kishte njohur bota dhe praktika nderkombetare me pare, u anagzhuan dhe bene presion e shantazh pikerisht keta “patriote”, duke kercenuar qe “nese nuk e krijon kete Gjykate Kuvendi i Kosoves, atehere ajo do te krijohet nga OKB-ja (Keshilli i Sigurimit) dhe ne Kosove do te rikthehet Rezoluta 1244”!

Dy vjet me vone, te njejtit qe kishin kembengulur per themelimin e Gjykates Speciale me voten e Kuvendit te Republikes se Kosoves, moren nismen per shfuqizimin e kesaj Gjykate!! U ngrite ne kembe i gjithe llumi i shoqerise sone kunder shfuqizimit te ligjit per Gjykaten Speciale! Edhe nismetaret ose nismetari per shfuqizimin e ketij ligji nuk e kishte ndermend t’i shkonte deri ne fund! Me kete nisme synoheje hapja e “negociatave” me nderkombetaret per fatin e personit ose personave te vecante e jo per mbrojtjen e Luftes se UCK-se!! Kundershtaret e shfuqizimit te ligjit per Gjykaten Speciale perdoren dhe po perdorin te njejten karte qe e perdoren per krijimin e Gjykates: “nuk ben ne asnje menyre te shfuqizohet ligji per Gjykaten Speciale, sepse ajo do te krijoheje nga OKB-ja (keshilli i Sigurimit!) dhe Kosova do te kthehet para vitit 2008, ne statusin e para shpalljes se Pavaresise”!!

Krah i forte i Gjykates dhe i ndjekjes, gjykimit dhe denimit te UCK-se dhe te luftetareve te saj ishin dhe mbeten edhe mediet qe po torturojne e dhunojne sabah e aksham qytetarin tone shqiptar dhe mendjen e shpirtin e tij liridashes!! Nuk behet dita pa e pyetur televizioni “21” e lloj-lloj portalesh te tipit Bubuzhala tipin e Dastid Pallaskes per punen e Gjykates Speciale! Shpjegimet e tij prej “analisti” dhe “eksperti” te drejtesise jane te njohura dhe bajate! Ky fare tipi edhe kur kendonte dikur nuk mund te kendonte pa nje serb ne duet! Keshtu i dalin edhe “analizat” si pune dueti shqip-serbisht”! Te ketille tipa jane edhe gjithe armata qe i mbajne “ison” Pallaskes, Bubuzhales, Baton Haxhiut, Isa Mustafes, Azem Vllasit… e kopese se tyre jugokosovare! E keqja dhe e dhimbshmja eshte se kjo kope jugokosovaresh fuqine e moren edhe nga “patriotet” e rinj qe me shume se lavdine dhe kapitalin e liridashesit e te luftetarit te lirise parapelqyen  lavdine e pushtetit, parane dhe pasurine…

Kontrolloni gjithashtu

Populli që ka heronj e burra si Shkëlzen Haradinaj nuk njeh vdekje

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, në 25 vjetorin e rënies e ka përkujtuar …