leoni

Visar Ymeri

Ymeri: Me marrëveshjen për kodin telefonik, Kosova nën sovranitetin e Serbisë

Iniciuesi i interpelancës, Visar Ymeri tha se Qeveria me këtë marrëveshje ka rrezikuar sovranitetin e Kosovës në fushën e telekomunikimeve, duke e hapur derën që ky territor të konsiderohet si vazhdimësi e sovranitetit të Serbisë.

“Të gjithë specialistet e telekomunikacionit e kundërshtonin haptas këtë marrëveshje. Kosova është shtet i pavarur. Serbia nuk e njeh por e konsideron Kosovën territor i saj. Me marrëveshjen me Serbinë, kësaj të fundit i njihet marrëveshja për qeverisje në Telekomin e Kosovës, pas 55 vitesh operatori serb kthehet në Kosovë, do të jetë një operator që quhet telefonia mobile e Serbisë. Marrëveshja ka qenë në kundërshtim me interesin e Kosovës, pasojat e përfshirjes së Serbisë në këtë proces shihet në planin e zbatimin, sipas kësaj marrëveshje betonohet që Kosova gjendet nën sovranitetin e Serbisë, sidomos në fushën e telekomunikimeve”, tha Ymeri. Ai shtoi se Kosova ka mund të aplikoj vet në ITU, por gjithashtu Kosova ka pasur mundësi të aplikoj përmes Republikës së Shqipërisë në ITU.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u mirëprit në Sofje të Bullgarisë edhe nga kryetari i këtij vendi, Rumen Radev

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u mirëprit në Sofje të Bullgarisë edhe nga kryetari i këtij vendi, Rumen Radev

Në Sofje të Bullgarisë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u mirëprit në Sofje të Bullgarisë …