Brickos

Zaev: Shpallja e 22 nëntorit festë zyrtare e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, pjesë e trashëgimisë kulturore të Maqedonisë

Zaev: Shpallja e 22 nëntorit festë zyrtare e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, pjesë e trashëgimisë kulturore të Maqedonisë

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në solemnitetin përfundimtar  që  u mbajt në Manastir, organizuar me rastin me 22 nëntorit, Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe ka deklaruar se modeli për të ardhmen fillon me respektimin e të gjithë komuniteteve. Ky model na bën thirrje që të ndërtojmë një vend dhe shoqëri për të gjithë ku kulturat do të bashkëpunojnë, do të plotësohen me njëra-tjetrën do të pasurohen. Kryeministri Zaev theksoi se me festimin e Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe  konfirmohet përcaktimi i përbashkët për respektimin dhe avancimin e dallimeve etnike dhe klulturore, respektivisht pasurisë së Republikës së Maqedonisë. Shpallja e 22 nëntorit  si festë zyrtare e Alfabetit të Gjuhës Shqipe është pjesë e trashëgimisë gjuhësore dhe kulturore të Maqedonisë dhe në këtë pikëpamje, shënimi i vlerave kulturore, datave dhe traditave të të gjitha komuniteteve etnike, duke përfshirë edhe atë shqiptar, kontribuon për një të ardhme prosperuese dhe mirëqenie për të  gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë”, tha Zaev.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari turk, Erdogan

Erdoğan: Duke vrarë mbi 14.000 fëmijë të pafajshëm në Gaza, Izraeli tashmë ka tejkaluar famëkeqin nazist, Adolf Hitler

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoğan, ka deklaruar se duke vrarë mbi 14.000 fëmijë të …