vala – old
muqa 900
driloni com
mbpzhr
vipa
Fillimi / Lajmet / Zana Bytyçi: Të gjitha partitë shqiptare duhet që të bëhen bashkë për plotësimin e ligjit të Gjykatës Speciale
Zana Bytyçi: Të gjitha partitë shqiptare duhet që të bëhen bashkë për plotësimin e ligjit të Gjykatës Speciale

Zana Bytyçi: Të gjitha partitë shqiptare duhet që të bëhen bashkë për plotësimin e ligjit të Gjykatës Speciale

Në një prononcim për Gazeta e Re, përfaqësuesja e shoqatës, Zana Bytyqi, “Familja dhe Shpresa” thotë se nuk e shohin problematike ndryshimin e Ligjit për Specialen, as tash kur Lista Serbe pritet të ketë rol më të madh vendimmarrës në legjislativ.  “Plotësimi i këtij ligji selektiv nuk është në duart e Listës Serbe por është krejtësisht në duart e partive politike shqiptare dhe deputetëve të tyre: PDK, AAK,AKR, NISMA, VV, LDK dhe Alternativa. Ajo çka na intereson është se pa marrë parasysh se kush e bënë propozimin e plotësimit të këtij ligji, edhe të tjerat parti, pra deputetët e tjerë duhet që ta përkrahin dhe të votojnë në favor të plotësimit të tij. Të gjitha partitë shqiptare kanë qëndrim kritik ndaj formës aktuale të ligjit në fjalë dhe ato pajtohen se ai është selektiv dhe i padrejtë. Prandaj nisur nga kjo, që të gjitha partitë shqiptare duhet që të bëhen bashkë e mos të ngurrojnë për plotësimin e tij. Asnjë arsyetim i tyre nuk vlen. Asnjë frikë e tyre nga presionet e perëndimorëve nuk vlen. Kriminelët serbë dhe përgjegjësit e tjerë duhet që të ndëshkohen në këtë gjykatë dhe kjo ndodhet në duart e partive politike shqiptare në pushtet dhe opozitë dhe askujt tjetër. Zëri duhet ngritur dhe nuk duhet ndërprerë deri në plotësimin e këtij ligji të mangët i cili në formën aktuale amniston kriminelët serbë dhe Serbinë për krimet e luftës ndaj civilëve shqiptarë”, thotë Bytyqi.