Mathew Palmer

Zëvendës ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit, Metju Palmer: ShBA dëshirojnë Ballkanin si pjesë të Evropës

Zëvendës ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit për çështje evropiane dhe evroaziatike  Metju Palmer deklaroi se Amerika nuk mund të kthehet në Ballkan, sepse asnjëherë nuk e ka lëshuar. “Jemi të përkushtuar për partneritete afatgjate, dëshirojmë Evropën e cila është e zhvilluar dhe fuqishme, ndërsa Ballkani është pjesë e saj,  tha Palmer në forumin “Të jesh i sigurt” që po mbahet në Budvë. “Dëshirojmë që vlerat që i ndajmë të jenë të integruara në institucionet e juaja. Do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje për të quar përpara reformat, sundimin e ligjit, sigurinë në kufi, që të luftojmë kundër krimit dhe korrupsionit”, tha Palmer.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …