leoni

Enver Hoxhaj: Qeveria Kurti në vend se të lehtësoj barrën ekonomike të qytetarëve ,po i përgjysmon shtesat financiare

Zëvendëskryeministri Hoxhaj: Deklaratat e Vulinit mund të shkaktojnë destabilizim të vendit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit serb të mbrojtjes, Aleksandar Vulin, i cili të shtunën tha se ushtria serbe po monitoron situatën në veri të Kosovës. Po ashtu, Vulin ka deklaruar se ”ushtria serbe do t’i mbajë të sigurt serbët e Kosovës”. Hoxhaj në një postim në rrjetin social në “Twitter” ka shkruar se deklaratat e tilla janë kërcënim për Kosovën. “Deklaratat si kjo e Vulinit janë kërcënim për sigurinë në Kosovë dhe mund të shkaktojnë destabilizim”, ka shkruar Hoxhaj. Ai më tej ka thënë se përgjegjës për sigurinë në Kosovë janë institucionet si Policia e Kosovës, FSK-ja, KFOR-i dhe EULEX. “Gjendja në pjesën veriore është e qetë dhe e qëndrueshme. Institucionet përgjegjëse për siguri janë Policia e Kosovës, FSK-ja, KFOR-i dhe EULEX-i”, ka shkruar Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …