Enver Hoxhaj: Historia e re e shqiptarëve nuk mund të rishkruhet - udhëheqësit e UÇK-së po mbahen peng, njëjtë si historia e Kosovës

Enver Hoxhaj: Mbështetja e Austrisë e rëndësishmepër liberalizim të vizave

Zëvendës-kryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në një intervistë për APA, ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së Austrisë gjatë mbajtjes së presidencës së BE-së, për procesin integrues të Kosovës, e veçanërisht për liberalizimin e vizave. “Shpresoj se liberalizimi i vizave për Kosovën do të jetë një nga prioritetet e presidencës Austriake të BE-së, duke nxitur njëkohësisht mbështetjen e shteteve të tjera. Hoxhaj, i cili të premtën takoi kryetarin e parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka dhe ministrin austriak për Evropë, Gernot Bümel, tha se sa herë që Austria ka mbajtur presidencën e BE-së ka pasur zhvillime interesante në rajon, duke pasur parasysh vëmendjen e saj të theksuar në Ballkanin Perëndimor. “Qytetarët e Kosovës e meritojnë të lëvizin të lirë në zonën Schengen barabartë me qytetarët e shteteve të tjera, e meritojnë një vendim të qartë nga Komisioni Evropian dhe nga shtetet anëtare për lëvizje të lirë”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Rasti i Astrit Deharit kalon nga Prokuroria Themelore në Prizren në juridiksion të Prokurorisë Speciale të Kosovës

Vetëvendosja sërish kundërshton themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit

Në seancën e djeshme, ku Kuvendi i Kosovës po diskutohej  për pikat që nuk janë përfunduar …