Zëvendësministri i IN, Bujar Cakolli: Vota pro demarkacionit nënkupton më shumë sovranitet

Zëvendësministri i IN, Bujar Cakolli: Vota pro demarkacionit nënkupton më shumë sovranitet

Zëvendësministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bujar Cakolli, ka ftuar deputetët e Kuvendit të Kosovës që ta votojnë demarkacionin me Malin e Zi. Ai ka thënë se vota pro demarkacionit nënkupton më shumë sovranitet për shtetin e Kosovës.

“Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot duhet të dëshmojnë pjekuri politike dhe aftësi shtetëformuese duke e bërë vendin tonë me kufij të njohur ndërkombëtar! Vota pro demarkacionit nënkupton më shumë sovranitet, më shumë zhvillim dhe integrim e mbi të gjitha dëshmon orientimin tonë euroatlantik. Fundja, Kosova jonë, gjithandej kufizohet me shqiptar. Këtë fat të historisë, as ky demarkacion nuk e drejton!”, ka shkruar Cakolli në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …