leoni

Zëvendësministri i MTI-së Faton Thaçi pret në takim delegacionin e ekspertëve kroatë për zonat ekonomike

Zëvendësministri i MTI-së, Faton Thaçi, u takua me prof. Miro Jurjeviç, ekspert në fushën e zonave industriale, i shoqëruar edhe nga ekspertë tjerë të kësaj fushe. Temë diskutimi në këtë takim ishte prezantimi i përvojave që shteti kroat i aplikon për zonat ekonomike. Thaçi, shprehi falënderime për përkushtimin e shteti të Kroacisë në raport me Kosovën, ku edhe e njoftoi për të arriturat e MTI-së në planin infrastrukturor dhe atë legjislativ, si dhe në mbështetje të promovimit të zonave ekonomike qe konsiderohen si promotor për tërheqjen e investitorëve te huaj. Përfaqësuesi i delegacionit kroat, i kryesuar nga Miro Jujevic, shprehu gatishmërinë për mbështetjen dhe ofrimin e përvojave në aspektin teknik, ideor, projektues dhe legjislativ në zhvillimi e këtyre zonave ekonomike. Në vazhdën e këtij takimi, zëvendësministri Thaçi tha se qeveria aktuale përkatësisht Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ndër prioritetet e saj në këtë mandat ka edhe perspektivat e trajtimit të këtyre zonave të lira ekonomike, hapjen e zonave të reja nëpër qendra të qyteteve ku ekzistojnë parakushtet si: hapësira fizike (tokat), infrastruktura e nevojshme energjetike, si dhe qasja në komunikacion rrugor. Më tutje, zv/ministri Thaçi shtoi se MTI është në përfundim e sipër të hartimit të legjislacionit të nevojshëm, ku ligji që rregullon zonat ekonomike është në fazën e plotësim ndryshimit, andaj për këtë ai tha se takimin e sotëm e konsideroj të frytshëm duke i marrë në konsiderata përvojat e shteti kroat si një vend që ka dalë nga tranzicioni ekonomik dhe zhvillimor, prandaj për shtetin e Kosovës këto përvoja janë te mirëseardhura. Në fund të këtij takimi, palët u dakorduan që në frymën e bashkëpunimit si dy shtete mike të harmonizojnë objektivat si: kompletimin e infrastrukturës ligjore, infrastrukturës fizike, organizimin e zonave ekonomike si dhe selektimin e sektorëve ekonomikë në zona ekonomike.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …