Kadri Veseli

Zgjedhjet si mundësi për kthim në normalitet

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka radhitur një varg dështimesh të Qeverisë dhe koalicionit me Isa Mustafën. Ka përmendur faktin se koalicioni i udhëhequr prej Isa Mustafës s’i ka votat për shënimin e vijës kufitare me malazezët. Ka lëshuar akuza në drejtim të Qeverisë se kishte gabuar me Asociacionin e Komunave Serbe por se ishte përmirësuar nga Gjykata Kushtetuese. Veseli për herë të parë ia ka përmendur LDK-së, idenë për zgjedhje të reja si mundësi për të kthyer në normalitet gjendjen politike në Kosovës. Ai  ka numëruar dështimet e Qeverisë dhe të Isa Mustafës. Dështimi i parë i Qeverisë, sipas Veselit, ishte gabimi që Qeveria bëri me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Dështimi i dytë, është pamundësia e koalicionit për të ratifikuar në Parlament, marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi. Në këtë situatë, Veseli ka përmendur zgjedhjet si mundësi për kthim në normalitet. Nuk është fundi i botës nëse nesër del një opsion me marrëveshje politike në mes të kampit të pozitës dhe opozitës që të shkohet në zgjedhje dhe të kemi normalitet”, ka deklaruar Veseli.

 

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …