leoni

Zoran Zaev

Zoran Zaev është shprehur optimist për arritjen e marrëveshjes me BDI-në e Ali Ahmetit

Kryetari i Lidhjes Social Demokrate, Zoran Zaev, është shprehur optimist për arritjen e marrëveshjes me BDI-në e Ali Ahmetit për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe në Maqedoni, dhe rrjedhimisht formimin e Qeverisë së re mes partisë së tij, BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët. Disa çështje i kemi pastruar me zotin Ahmeti. Shpresoj se edhe ekipet tona do të punojnë në frymën e bisedës tonë që të arrijnë zgjidhje në kudër të Kushtetutës, të gjejmë zgjidhje që do të ketë zbatim praktik dhe që do të lehtësojë jetën e qytetarët të etnitetit shqiptar…zgjidhja për përdorimin e gjuhëve do të jetë në përputhje me Kushtetutën”, ka deklaruar Zaevi pas takimit në Tetovë me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti. Zaev u deklarua optimist se do të marrë mandatin për të formuar Qeverinë, megjithatë nuk ka deklaruar nëse ka marrë garanci nga kreu i BDI-së për mbështetje me nënshkrimet e deputetëve të partisë së Ahmetit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …