leoni

Zoran Zaev

Zoran Zaev: LSDM-ja do të verifikojë se sa kriminelë ka falur kryetari Gjorgje Ivanov

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, ka folur për zhvillimet e fundit në Kuvendin e Maqedonisë, ku protestues të dhunshëm hyrën  dhe sulmuan fizikisht gazetarët dhe deputetët e shumicës parlamentare. Ai deklaroi se qëllimi i gjithë asaj ka qenë likuidimi i tij dhe i disa personave tjerë, duke shtuar se deputeti Vllatko Gjorçev ka tentuar që të pengojë sulmuesit. Zaev nga kryetari i ri i Kuvendit, Talat Xhaferi, që ta njoftojë kryetarin Ivanov se në Kuvend ka shumicë të re parlamentare, duke theksuar se askush nuk do të shkelë Kushtetutën, apo të ndryshojë flamurin, himnin, stemën. Ai bëri të ditur se do të ketë përparim në përdorimin e  gjuhës shqipe, ashtu siç parasheh Kushtetuta ndërsa shton se LSDM-ja  do të verifikojë se sa kriminelë ka falur kryetari Gjorge Ivanov.

Kontrolloni gjithashtu

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështet anëtarësimin e Kosovës në radhët e veta

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështet anëtarësimin e Kosovës në radhët e veta

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës  me 131 vota për, 29 kundër dhe 11 abstenime …