Zyrtarë të BE vizitojnë Kosovën, diskutojnë për sigurinë, për luftën kundër terrorizmit të dhunshëm

Zyrtarë të BE vizitojnë Kosovën, diskutojnë për sigurinë, për luftën kundër terrorizmit të dhunshëm

Zyrtarë të Bashkimit Evropian dhe zyrtarët më të lartë të Kosovës, u takuan dje dhe sot për të diskutuar sigurinë, luftën kundër terrorizmit dhe luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm. Delegacionin e BE-së e kryesoi zëvendëssekretari i përgjithshëm, Pedro Serrano nga shërbimi i veprimit të jashtëm evropian , bashkë me koordinatorin e BE-së për luftën kundër terrorizmit, Gilles de Kerchove, dhe drejtorin gjeneral, Olivier Onidi, nga DG HOME. Sipas një komunikate të zyrës së BE-së, vizita është vazhdimësi e vizitave të nivelit të lartë në Ballkanin Perëndimor për këto çështje.

“Terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm janë sfida të përbashkëta të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor dhe mund të luftohen në mënyrë efektive vetëm me bashkëpunim të ngushtë. Takimet gjatë dy ditëve ishin produktive në vlerësimin e sfidave dhe identifikimin e qasjeve për fuqizimin e përpjekjeve të përbashkëta në ballafaqimin me këto kërcënime. Në këtë kontekst, të dyja palët e mirëpritën që nga 13 dhjetori 2017, Kosova është partner me prioritet të plotë i Europol-it më qëllim të që forcohet më tej bashkëpunimi strategjik me BE-në. Zyrtarët e BE-së u takuan me zyrtarë të lartë të Kosovës, përfshirë Kryeministrin, Ramush Haradinaj, Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli, Ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni. Terrorizmi, radikalizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm vazhdojnë të paraqesin kërcënim pà «r sigurinë e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Në nivel rajonal, koordinimi ndërmjet vendeve relevante të Ballkanit Perëndimor dhe partnerëve të tjerë kyç është thelbësor, i lehtësuar me Nismën e Ballkanit Perëndimor për Luftimin e Terrorizmit (WBCTi). Nisma ka për qellim koordinimin e ndihmës së BE-së dhe asaj ndërkombëtare dhe të bashkëpunimit regjional në fushën e luftimit të terrorizmit, duke minimizuar dyfishimin dhe maksimizimin e efikasitetit të kost-benefiteve”, thuhet në komunikatë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Blerta Deliu-Kodra

Blerta Deliu, kritikon ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për pjesëmarrje në fushatën zgjedhore në Maqedoninë e Veriut

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka kritikuar ministren e  Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për pjesëmarrjen e …