Dilaver Goxhaj: Dy botëkuptimet aktuale politike në Kosovë

Bazuar në zhvillimet politike në gjashtëmujorin e dytë të këtij viti, në Kosovë, vëmë re se ekzistojnë dy botëkuptime krejtësisht të kundërta, lidhur me Gjykatën Speciale dhe  me marrëveshjet e qeverisë së Kosovës me Serbinë e Malin e Zi, hartuar në Bruksel. Si rrjedhojë ekzistojnë edhe dy taktika të forcave politike.

Njëra pikëpamje (qeveritarja) është: Marrëveshjet  e mësipërme janë të bekuara edhe nga ndërkombëtarët (pasi me porosinë e tyre janë hartuar) dhe, sipas tyre, nuk na përbëkan tradhëti kombëtare; për këtë palë Serbia ka ndryshuar (ngaqë ka veshur lëkurën e qëngjit) dhe si e tillë nuk është më armike e Kosovës por dashamirësia më e mirë e saj; nuk ka tradhëti por marrëveshje në të mirë të Kosovës (edhe pse i shkëputen territore dhe krijohet një mini-shtet i pavarur ngrënda Kosovës).

Së këtejmi qeveria del në përfundimin: Nuk do anulojmë asnjë nga marrëveshjet e mësipërme; nuk do shkarkohet grupi qeveritar për kufirin me Malin e Zi; do ndiqet vija për ta bindur edhe opozitën që t’i pranoi edhe ajo këto marrëveshje; do vijohet të binden masat se opozita këto veprime i bën për të marrë pushtetin.

Dhe të gjitha këto objektiva, qeveria synon t’i realizoi me dy lloj mjetesh: me përdorimin e policisë, si dhe duke mashtruar e frikësuar popullin. Këtë të dytën me qëllim që populli të mos e përkrahi opozitën.

 

Pikëpamja tjetër ( e opozitës) është krejt ndryshe për të gjitha pikat që u përmendën më lartë

 

Ku qëndron forca e qeverisë? Forca e saj qëndron në faktin se vendimet e shumicës parlamentare dhe të qeverisë në Kosovë janë ende të pranueshme për oportunistët dhe për përkrahësit e PDK-së dhe të LDK-së që përbëjnë elektoratin shumicë; dhe kjo ndodh pikërisht se kemi të bëjmë me një popull që ende është i pa çliruar tërësisht prej psikologjisë së robit. Si rrjedhojë, nuk ka gjë më të dëmshme dhe më vdekjeprurëse për çështjen kombëtare të Kosovës dhe për popullin e saj.

Në këto kushte, opozita duhet t’i shpallë luftë edhe oportunizmit masiv në Kosovë, vetëm atëherë rezultati praktik nuk do të ishte shpresa që të “korigjohen” Qeveria dhe shumica parlamentare, por vënia në lëvizje e mbarë forcave popullore për një luftë serioze gjithnjë e më të vështirë demokratike ndaj Qeverisë dhe shumcës parlamentare. Kjo edhe për arsyen e thjeshtë se kjo qeveri ka rivendosur një polici të vjetër të tipit të Millosheviçit, të shkëputur nga populli e të komanduar nga persona të aftë që ta shtypin popullin me çdo mënyrë.

 

Vështroni qeverinë dhe akrobatët e saj “analistë” sa mirë dinë t’i shpallin  për atdhetarizëm marrëveshjet e mësipërme, propagandë e cila po e lëkund popullin.

 

Ndërsa opozita nuk tregon asnjë kujdes për të patur të paktën gazetën e saj të përditshme, qoftë edhe me katër faqe, ku të përshkruaj me hollësi se ku qëndron tradhëtia e atyre marrëveshjeve, duke e bërë këtë çdo ditë, për ta bindur popullin se ato marrëveshje u shërbejnë vetëm interesave të Serbisë, duke e vendosur popullin shqiptar në gjendje të pabarabartë me serbët në Kosovë; për ta bindur popullin se qeveria mashtron kur thotë se opozita kërkon pushtet, duke e thënë çdo ditë e me të madhe se po qe se opozita kërkonte pushtet përmës këtyrë përkesave, shumë thjeshtë qeveria do ta siguronte vijimësinë e mbajtjes së pushtetit duke anulluar marrëveshjet e mësipërme; me anë të shtypit të saj, ajo të qartësoi masën popullore se qeveria Mustafa-Thaçi është marrë veshë me Brukselin që të ruaj interest e Serbisë në Kosovë, e cila s’është gjë tjetër veçse mbrojtje e privilegjeve të saj, si dhe të metodave policore të qeverisjes në dëm të metodave demokratike. Shembulli më i freskët për ruajrjen e këtyre privilegjeve është mos reagimi i Qeverisë Mustafa-Thaçi ndaj vizitës së krye-gjeneralit të ushtrisë serbe, Lubisha Dikoviq në Prishtinë, i cili në vitin 1999 ka qenë komandant i Trupave Tokësore të Serbisë, dhe është një ndër përgjegjësit kryesorë për krimet e masakrat e kryera në Kosovë prej reparteve ushtarake të varura prej tij, si dhe dhe ndaj thirrjes së Kryepeshkopit serb në Kosovë, Irenej: “I ftoj të gjithë ish-banorët e Kosovës të kthehen nëpër shtëpitë, tempujt dhe varrezat e tyre e të mbrojnë dhe ruajnë atë që e kanë trashëguar nga paraardhësit e tyre”. Të dyja këto kanë ndodhur në të njëjtën ditë, 24 nëntor 2015.

 

Nëse opozita do të kufizohet edhe ajo në atë çka është pranuar nga përfaqësitë diplomatike në Kosovë, atëherë ajo do të shndërrohet një rob e pacifistëve të lëkundshëm dhe e oportunistëve.

 

25.11.2015

Kontrolloni gjithashtu

Arbanë Qeriqi-Gashi: Fetnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar

Arbanë Qeriqi-Gashi: Fetnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar

F- etnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar, është një …