Dilaver Goxhaj: Një detaj nga jeta e Adem Demaçit

 Pas tri javë negociatash, 31 tetor – 21 nëntor 1995, presidentët e tri ish-republikave jugosllave: Alia Izetbegoviç nga Bosnjë-Hercegovina, Franjo Tuxhman nga Kroacia dhe Sllobodan Millosheviç nga Serbia, të mbledhur në Dejton nga Qeveria Amerikane, nënshkruan marrëveshjen historike: Bosnja e Hercegovina mbetet shtet sovran e i pavarur por me një risi: 51% e territorit të Bosnjës i takon Federatës Boshnjako-Kroate, kurse 49% e territorit Republikës Sërbska. Ndërsa Kosova nuk figuron fare në atë marrëveshje.

Me këtë rast, Adem Demaçi e humbi besimin dhe durimin e fitores së lirisë së Kosovës përmes rrugës paqësore dhe deklaron se shqiptarët duhet ta bindin botën se nuk mund të pranojnë autonominë e Kosovës në kuadër të Sërbisë. Dhe në 25 dhjetor 1995 Adm Demaçi shpreh gatishmërinë që të angazhohet drejtpërsëdrejti në jetën politike të Kosovës. Menjëherë, Këshilli Koordinues i Degëve të Partive Politike në Prishtinë i propozon Kryesisë Qëndrore të LDK-së që në vend të të ndjerit Anton Çetta të zgjidhet deputet i Parlamentit të Kosovës z. Adem Demaçi, deputet i Degës së LDK nga Lagjja Kodra e Trimave Pristine. Pasi e kishin dorëzuar propozimin me shkrim e shoqërojnë z. Demaçi në zyrën e Rugovës. Rugova e refuzon.

Me kaq mjaftohet autori i biografisë së Demaçit, duke mos na e dhënë të plotë e Rugovës, të cilin na e treguan disa nga shoqëruesit e Demaçit në atë takim-propozim:

 

 

Rugova, tregojnë ata, ishte në krye të tavolinës së madhe, goxha e gjatë. Në të dy anët e tavolinës ishin ulë shumica e anëtarëve të Kryesisë Qëndrore të LDK-së. Mbi tavolinë kishte disa shishe viski dhe gota kristali. Nuk na ftuan të ulemi. Biseda u bë në këmbë. Fjalën e mori kryetari i Këshillit Koordinues të Partive Politke në Prishtinë:

Zoti Rugova, sikundër jeni në dijeni të propozimit tonë me shkrim….

Por Rugova e ndërpreu dhe iu drejtua Demaçit:

 

Rogova: Kush je ti që don me ardhë në LDK? Ti nuk ke qenë dhe nuk je i yni. Prandaj lar…

Demaçi: Si! Nuk jam i juaji! Nuk më njihni?!

Rugova: Ti i yni? Ti as ke qenë e as je në ndonjë listë të LDK-së. Dhe s’ka se si të jesh. Në LDK bëjnë pjesë ata që kanë vuajtur. Ti nuk di se ç’është vuajtja. Na sheh ne si jemi thinjur? Dhe kjo vjen ngaqë ti nuk e di se ç’është vuajtja duke menduar e sakrifikuar për Kosovën…

Demaçi: Edhe unë kam vuajtur ndoshta më shumë se ju për Kosovën. Pa më merrni pak erë në trup dhe do ta kuptoni. (Dhe i afrohet Rugovës).

Rugova: (Duk i marrë erë në trup). Ç’është kjo erë kështu! Trupi yt mban erë myk e hekur, si mund ta shpjegoj…?

Demaçi: Po, e vërtetë, myk, lagështitë e hekur. Plot 28 vjet lidhur me pranga e i burgosur nëpër qeli të nëndheshme e plot lagështirë nëpër të gjitha kazimatet e Jugosllavisë.

 

Rugova: E për çfarë?

Demaçi: Si, “e për çfarë?!” Nga që jam kujdesur për të mirën tuaj. Desha të çliroja popullin dhe juve që të ishit të lirë… Me një fjalë, ngrita krye… Ndaj dhe më prangosën me hekura e më futën në burg…

Rugova: Aaaa! Kështu thuaj. Ngrite krye. Ç’tu desh që ngrite krye?

Demaçi: Si….?!

Rugova: Largojeni! Ndryshe ka për të na hapur edhe ne telashe.

 

Tiranë, 27.7.2015

Kontrolloni gjithashtu

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Bab’, ma gjej “Hamletin” Këtë kërkesë kishte ime bijë, nxënëse e klasës së nëntë, sot …