Sinani ING

Epir Qeriqi: Plehurina “Express” boton të dhëna të veteranëve të vetëquajtur të “vërtetë” por jo edhe reagimet e faktuara...

Epir Qeriqi: Plehurina “Express” boton të dhëna të veteranëve të vetëquajtur të “vërtetë” por jo edhe reagimet e faktuara…

Ky reagim iu ka drejtuar një artikulli të publikuar nga portali “Express” i datës 19 Gusht 2018 me titull “Kjo faqe në Facebook po zbulon veteranët e rrejshëm”.  Reagimi im nuk është botuar meqë ky portal nuk respekton kodin e gazetarisë, por shpërndanë gënjeshtra, fyerje e sharje, madje boton edhe shkrime të shqipfolësve kundër Legjendarit, Adem Jashari dhe kundër luftës së UÇK-së përgjithësisht.

Ju njoftoj që në këtë artikull me autor “Gazeta Express”, ju publikoni disa lista të nxjerra nga një faqe në FCB e njohur si “Veterani i pavërtetë”, ku në këtë listë të publikuar më 14 Mars 2015 në profilin e kësaj faqe dhe e njëjta e postuar nga ju me datë 19 Mars 2015 (pas katër ditësh) dhe e ri postuar tani nga ju, përsëri me datë 19 Gusht 2018, ju njoftoj se në këtë listë në mënyrë të qëllimshme e krejt dashakeqëse gjendet emri im.

Pas publikimit të këtij artikulli nga ana juaj, me datë 19 Mars 2015 kam ardhur në zyrat tuaja dhe më është lajmëruar një grua, punëtore rreth 50 vjeç, i kam shpjeguar që portali juaj duke u bazuar në një faqe në Facebook, ka postuar një listë ku gjendet edhe emri im dhe i disa shokëve të mi. I kam sqaruar se ajo faqe në mënyrë krejt tendencioze ka shpifur për emrin tim dhe të disa bashkëluftëtarëve  të tjerë, dhe i kam thënë se kjo listë është publikuar në faqen tuaj pa verifikim paraprak. Punëtorja juaj, ka shpreh keqardhje se nuk është në dijeni me artikullin e tillë. Kur kam kërkuar që të takohem me njërin nga drejtuesit e portalit, ka thënë se nuk janë këtu.

Epir Qeriqi - 1

Reagim ndaj, faqes në FCB “Veterani i pavërtetë”, nuk ja vlente të merrej me ta, sepse ata do të duhej të tregonin veten e tyre krejt hapur se kush ishin dhe të denonconin publikisht për çdo person që ka arritur të marr statusin e veteranit pa qenë i tillë, andaj atë kohë kam publikuar në profilin tim në FCB për miqtë e mi, një video incizim që dëshmonte angazhimin tim në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Me datë 19 Gusht 2018 nga portali juaj përsëritet e njëjta listë përsëri e pa hulumtuar me titull “ Kjo faqe në Facebook po zbulon veteranët e rrejshëm”

Në brendi të këtij shkrimi thuhet, citoj: “Faqja “Veterani i pavërtetë” është aktive, aty publikohen emra të personave të ndryshëm, që sipas tyre, nuk kanë qenë në luftë”.

Me një të klikuar në Facebook kupton se kjo faqe nuk është aktive që nga data 14 Maj 2015 që nga postimi i fundit në këtë faqe. Andaj, kjo gënjeshtër nga ana e juaj duke gënjyer sheshit se kjo faqe është aktive ku po publikohen emrat e personave të ndryshëm që kanë marrë statusin e veteranit rrejshëm, të bënë të kuptosh që ju nuk i shërbeni informimit të drejtë e që kjo temë është shumë e domosdoshme të sqarohet drejt e saktë, mbi bazën e hulumtimeve e jo të shpifjeve e linçimeve.

Epir Qeriqi - 2

Pra ju, krejt qëllimshëm postoni lista të shkruara nga dashakëqinjë, nga gjysmë analfabetë,  të cilëve nuk iu bëjnë përshtypje faktet e argumentet e nënshkruara nga komandantët përkatës, të dhëna që dëshmojnë se  unë jam kyçur në radhët e UÇK-së më  15.6.1998 një ditë të vetme pas betejës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër forcave ushtarake e policore serbe në grykën heroike të Carralevës legjendare.

 Nuk e di ku ka qenë ky farë “veterani i vërtetë”, në vitin 1981, por më vonë kam mësuar se babai im asokohe jetonte ilegalisht në Krojmir dhe ishte në shënjestër të spiunëve që përcillnin tinëz lëvizjet e tij dhe raportonin në Policinë e Magurës. Komandanti i asaj kohe, H.SH. i regjistronte emrat e të gjithëve, por nuk e ndiqte babanë tim… Më vonë kemi mësuar nga ai se cilët kishin qenë ata që e kishin spiunuar e ndjekur  babanë tim pjesëmarrës i demonstratave të vitit 1981, tri herë i burgosur politik  i cili ka qëndruar ilegalisht në malet e Krojmirit dhe të Drenicës  për 14 muaj rresht, nga prilli i vitit 1981 deri në maj të vitit 1982, ndërsa më vonë në burg deri në vitin 1988.  E përmenda këtë fakt sepse “veterani i pavërtetë ”, përmend me qëllim emrin e babait tim, por natyrisht pa ditur gjë për jetën dhe veprën e tij para, gjatë dhe pas luftës së UÇK-së.

Epir Qeriqi - 3

 Kur të parët e mi, familjarët e mi organizonin celulat e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mu në shtëpinë e Ali Emin Qeriqit (gjyshit tim) e Mehdi Qeriqit, këta “veteranët e vërtetë” lëviznin nga një vend në tjetrin… për punë e angazhime që ata i dinë vetë… por i di edhe tërë fshati…

Andaj, po ju përcjell reagimin tim, të përcjell me një video incizim, rastësisht të incizuar nga një doktor i nderuar në luftën tonë heroike, një dokument të lëshuar nga Trupat Mbrojtëse të Kosovës, Zona e Parë e Mbrojtjes – Sektori Ushtarako – Civil si pasuese e arkivit të Brigadës 121 ku kam qenë i sistemuar.

Këtë po e bëjë jo pse duhet të dëshmoj para jush prezencën time në radhët e të lavdishmes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por për hir të publikut. Tani veteranët e rrejshëm, militantë të disa partive politikë, deformues e shitblerës të votave,  po mbrohen  me fjalë se janë të vërtetë, por jo me dëshmi, sepse ato nuk i posedojnë… Veteranët e tillë, militantë partish kanë trefishuar numrin.

Epir Qeriqi - 4 Epir Qeriqi  - 5 Epir Qeriqi - 6

Kontrolloni gjithashtu

David L. Phillips: Zero tolerancë për agresionin e Iranit në Siri

Sulmi me dron nga Korpusi i Gardës Revolucionare iraniane (IRGC) kundër një objekti amerikan në …