Brickos

Epir Qeriqi: Revolucionarët dhe sistemi kolonialist

 


Arrestimi brutal i aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje pasqyron brishtësinë e këtij sistemi. Paralajmërimi se aktivistët mund të dënohen me tre deri në pesë vjet burg, nëse shpallen fajtorë, tregon hapur egërsinë e këtij sistemi të huaj ndaj çdo ideje, apo grupimi që ka për qëllim lirinë kolektive të të gjithë qytetarëve, të jetuarit në një shoqëri ku nuk cenohet kaq rëndë liria kolektive njerëzore.

A do të pajtohen me gjendjen idealistet e rinj?

Absolutisht jo! Këtë e kemi mësuar nga historitë e popujve te ndryshëm, ku idealistët ishin burgosur, persekutuar në mënyrat me çnjerëzore dhe vrarë por ideja e tyre dhe lufta e tyre e vërtetë kishte triumfuar, sepse ajo përfaqësonte vet lirinë e popullit, vullnetin e tij, andaj nëse mund te arrestohen e të dënohen 20 djem te rinj nuk do të mund të mbahet i burgosur ideali i tyre, ashtu siç nuk mund të burgoset një popull i tërë se tekefundit ata përfaqësojnë vullnetin e popullit, janë bijtë e dalë nga gjiri i tij dhe populli do t’i mbrojë ata.

A do t’i vijë fundi sistemeve kolonialiste të Unmik-ut dhe Eulex-it në Kosovë?

Absolutisht që po! Arsyeja qëndron në faktin sepse ato janë jo të thirrura nga populli, por të pranuara nga institucionet tona edhe opozitare pa pushtet.
Ky sistem ka mohuar në tërësi dhe vazhdon të mohojë identitetin tonë kombëtar dhe të drejtën që të kemi një shtet vërtetë të pavarur dhe sovran, ku fjala e institucioneve tona do të ishte mendimi i vullnetit të popullit. Administrata ndërkombëtare dhunon në vazhdimësi integritetin tonë territorial duke e bërë faktike ndarjen e veriut te Kosovës dhe enklavizimin përbrenda tërë territorit të saj.
Revolucioni për përmbysjen e këtij sistemi të padrejtë nuk do të jetë i lehtë ashtu si ç’është dëshmuar deri më sot, por asnjëherë nuk është i pamundshëm, sepse asnjëherë nuk mund të nëpërkëmbet pafundësisht liria kolektive. Andaj, sistemi kolonial i përfaqësuar nga UNMIK-u dhe EULEX-i në Kosovë si dhe institucionet që thirren në emrin e qytetarëve te Kosovës, duhet ta dinë e ta kujtojnë përgjigjen e popullit, kur atij i cenohet nderi. Po u dënuan 20 djem nuk mund të mbahet në burg edhe liria e popullit dhe e vullnetit të tij, andaj ai do të ngrihet në këmbë kundër institucioneve, nëse ato e pranojnë vendimin e EULEX-it. Forca e popullit do të orientohet mbi misionet koloniale në Kosovë, që çdo ditë e më tepër po e tregojnë fytyrën e tyre të vërtetë.
Idealizmi dhe idealistët e rinj një ditë do të triumfojnë me flamurin e lirisë, i cili i përballoi furishëm dhe asnjëherë i përkulur, betejave dhe regjimeve të egra, shtypëse, mohuese te lirisë.
Revolucioni asnjëherë nuk do të humbas, ai do të mbetët arma e vetme e mundshme dhe e drejtë për të luftuar dhe vendosur lirinë e vërtetë!

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …