Fetah Ahmet Gega (5.11.1964 - 2.5.1999)

Fetah Ahmet Gega (5.11.1964 – 2.5.1999)

Më 5 nëntor të vitit 1964, Ahmet Gegës, nga Studençani i komunës së Therandës (ish-Suharekë), i lind djali, të cilin e pagëzon me emrin Fetah. Asokohe familja e Ahmet Gegës dhe e shumë atdhetarëve të tjerë ishte vënë në shënjestër të dhunës dhe të represionit nga regjimi antishqiptar i Titos.

Fetah Gega mësimet fillestare i mori në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme e mbaroi në Therandë. ishte “nxënës në vitin e tretë kur shpërthyen demonstratat e marsit dhe të prillit të vitit i98l në Kosovë. Më 2 prill të atij viti, Fetahu së bashku me llaz Kadollin, Xhavit Bajraktarin e shumë nxënës të tjerë, merr pjesë në demonstratat që ishin zhvilluar në Suharekë.

Gjatë viteve tetëdhjetë, Fetahu mban kontakte të pandërprera me shokët e ilegales patriotike. Asokohe ishte anëtarësuar në Lëvizjen Popullore për Republikën e Kosovës. Me bashkëmendirntarët e tij e veçmas me Ilaz Kadollin, Gafurr Elshanin, Besim Baraliun, Xhavit Bajraktarin, Mehmet Balën e të tjerë, merret me shpërndarjen dhe propagandimin e shtypit ilegal, që asokohe veprimtarët e Lëvizjes e sillnin nga Perëndimi në Kosovë.

Pas mbarimit të shkollës së mesme, Fetah Gegaregjistrohet në Shkollën Lartë Pedagogjike në Prizren, por për shkak të kushteve të rënda ekzistenciale në familje, detyrohet të largohet nga vendlindja.

Ashtu sikurse“ edhe shumë të rinj të Kosovës, edhe Fetahu merr rrugën e kurbetitNë fillim Zë punë’në SlloVeni, mirëpo edhe atje vepronte dora e fshehtë e Sigurimit serb. Fetahu, kalon kufirin dhe vendoset në Austri.

Krahas punës fizike, për ta mbajtur familjen, ai zhvillon aktivitet edhe në radhët e LPRK-së (më vonë LPK).

Jehona e krismave çlirimtare të kryetrimit të kohës’sonë Adem Jashari, kishtesfiduar ndërgjegjen e çlirimtarëve kudo në trojet shqiptare dhe në mërgatë.

Fetah Gega nga Sllovenia arrin në Kosovë dhe futet në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,“ në Anadrin.

Në pranverë të vitit i998, Fetah Gega, llaz Kadolli, Xhavit Bajraktari, Mehmet Bala dhe disa luftëtarë të tjerë, formojnë njësitin ushtarak “Çeliku 50”, në fshatin Dobërdelan.

Me qëllim të përforcimit të vijave të frontit, eprorët marrin vendim që Fetah Gega të angazhohet në njësitet diversante të Jetullah Qarrit, i njohur si komandant “Guri”. Në pikën luftarake të Greicecit, Fetahu me bashkëluftëtarë ka shkruar faqe të ndritshme të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Asokohe, për zhdërvjelltësinë dhe sulmet e rrufeshme të Fetahut kishte mësuar edhe lsmet Jashari, komandant “Kumanova”, i cili thotë: Ky trim më duhet mua, se e ka dorën e djathtë dhe lufta t’shkon mbarë!

Me rastin e luftimeve në Grykën e Llapushnikut, Fetah Gega gjendet në vijën e parë të luftës krahas imer Alushanit, lsak Musliut, i njohur si komandant “Çerçizi”, Ali Zogajt, Faik Bujupit e shumë luftëtarëve të tjerë.

Hapërimi luftarak i Fetahut nga një zonë e luftimeve në zonën tjetër, ishte hapërimi pandalshëm, ishte si rrufeja që krisë për së kthjellti’ mbi kokën e pushtuesit serb.

Në shtator të vitit l998, Fetahu me bashkëluftëtarë, riorganizon një sitet ushtarake të rrethinës së Therandës dhe me urdhër të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës emërohet komandant Toge i Njësisë Speciale.

Në tetor të vitit l998, Fetah Gega, Sabit Gashi, Shefki Hoda, Xhavit Bajraktari, Vahid Jashari e luftëtarë të tjerë, kryejnë sulm mbi forcat serbe në vendin e quajtur Bunari i’Vehapit, në fshatin Samadrexhë. Një sulm tjetër të befasishëm Fetahu me njësitin e tij diversant e ndërmerr edhe në vendin e quajtur te Ura e Reshtanit, në fillim të nëntorit të po atij viti, ku në shenjë hakmarrjeje për luftëtarin e mirënjohur Xhelal Hajda ”Toni“ dhe bashkëluftëtarin e tij Selajdin Mullabazi “Mici”, shpartallon në befasi postbllokun serb në Reshtan, njërën ndër pikat më të fortifikuara të ushtrisë okupatore në ato anë. Për asgjësimin e atij postblloku famëkeq, urdhri ishte dhënë nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Fetah Gega, luftëtari përkushtuar i luftës çlirimtare, ka marrë pjesë në luftime edhe në Budakovë, në Zoqisht, në Carralevë, në Bllacë, në Dobërdelan dhe kudo në zonat e luftimeve në Rrafshnaltën e Drenicës, në Anadrin e në Pashtrik.

Me rastin e intervenimit të NATO-s kundër forcave policore dhe ushtarake serbe, më 24 mars të vitit l999, Fetah Gega ndodhet në Studençan.

Asokohe njësitet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës intensifikojnë sulmet kundër bandave krininale të armikut, të cilat filluan të masakrojnë popullatën civile shqiptare, me qëllim të përhapjes së panikut dhe të dëbimit të saj për në Shqipëri.

Fetah Gega me njësitin e tij intervenues hapëron pandalshëm, në të gjitha pikat luftarake të Anadrinit si në: Bukosh, në Gjinoc, në Budakovë, në Studençan, në Semetisht e gjetiu.

Në fillim të majit të vitit i999, Fetahu së bashku me Xhavit Bajraktarin, llaz Kadollin, lsuf Krasniqin, Habib Elshanin, Vahid jasharin, Murat Kodrën etj. ndodhej në afërsi të Bukoshit, në rrugë për t’u kthyer në drejtim të Studençanit.

Pasi errësohet, Fetah Gega, Xhavit Bajraktari, llaz Kadolli me bashkëshorten dhe me dy fëmijët e tij në rrugë nëpër livadhin e Shirokës, në afërsi të Mullirit, bien në pritë’të forcave serbe, të cilat sulmojnë nga pozicioni përballë mullirit. Derisa pararoja në krye me Xhavitin, Fetahun, Murat Kodrën dhe Vahid Jasharin po rezistonin, kolona, në mesin e të ciiëve kishte edhe gra dhe fëmijë, arrin të prapakthehet, shtrirë nëpër vijën e një përrocke.
Gjatë luftimeve, kishin rënë duke luftuar trimërisht, Fetah Gega e Xhavit Bajraktari dhe’ishin plagosur Vahid jashari dhe Murat Kodra.

Forcat serbe kishin arritur t’i marrin trupat e të vrarëve dhe i varrosin në Varrezat e Therandës.. Pas luftës, bashkëluftëtarët e Fetah Gegës dhe të Xhavit Bajraktarit, trupat e dëshmorëve i rivarrosin në Varrezat e Dëshmorëve në Therandë.

Në shenjë nderimi e respekti, bashkëluftëtarët dhe familjarët u kanë ngritur pllakë përkujtimore, në Shirokë, përballë vendit ku ata ranë trimërisht.

Për kontribut të çmuar në luftën çlirimtare, Fetah Gegës, post morturn, është dhënë mirënjohje nga:

Qeveria e Përkohshme e Kosovës,

Zona e Dytë Mbrojtëse e TMK-së,

Brigada 124 “Gani Paçarizi”,

Drejtoria e “Radios Kosova e Lirë”

Fetahu la pas vetes Fitimin, Çlirimin dhe Fetahun, i cili ka lindur pas rënies së dëshmorit.

Kontrolloni gjithashtu

Mirsad Salih Gashi (1.2.1980 - 16.4.1999)

Mirsad Salih Gashi (1.2.1980 – 16.4.1999)

Salih Gashi nga Buzëllapi (ish – Dobërdoli) i Llapit ishte i martuar me Sabile Zekën …