MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI NË MES TË TRI KOMUNAVE REGJIONALE PËR MENAXHIMIN E INTEGRUAR TË MBETURINAVE

Komuna e Vushtrrisë së bashku me dy komunat tjera të regjionit atë të Mitrovicës së Jugut dhe Skenderajt sot kanë nënshkruar marrëveshje  bashkëpunimit ndër- komunal për inicimin e menaxhimit të integruar të mbeturinave.

Nënshkrues të kësaj marrëveshjeje ishin: Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, z. Ferit Idrizi, nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, z. Arian Tahiri dhe kryetari i Komunës së Skenderajt, z. Fadil Nura.

Të pranishëm në rastin e ceremonisë së nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje ishin edhe përfaqësues nga GIZ-i, pastaj, kryesuesja e Kuvendit të Vushtrrisë, znj. Melihate Basholli – Latifi, kryesuesja e Kuvendit Komunal të Mitrovicës, znj. Vesa Broja dhe kryesuesja e Kuvendit të Skenderajt, znj. Adelina Spahiu si dhe drejtorë të Drejtorive Komunale për Mbrojtje të Mjedisit, si dhe zyrtarë tjerë komunalë.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje të mirëkuptimit është krijimi i kushteve bazë për komunat drejt themelimit të sistemit regjional për menaxhimin e integruar të mbeturinave përmes bashkëpunimit ndër- komunal.

Në hartimin e draftit të kësaj marrëveshje është përgatitur dhe mbështetur nga GIZ-i gjerman, të cilët kanë dhënë kontribut të vazhdueshëm në përkrahjen e komunave për përmirësimin e shërbimeve të menaxhimit të mbeturinave, gjë për të cilën Komuna e Vushtrrisë shpreh mirënjohje të lartë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Fadil Nura ka pritur në takim Komisioneren e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dërmaku

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka pritur në takim Komisioneren e Agjencisë për …