Brickos

Me dinamikë të shtuar po realizohen projekte të shumta në lokalitete të ndryshme të komunës së Vitisë

Komuna e Vitisë gjatë këtyre ditëve me një dinamikë të përshpejtuar po vazhdon me realizimin e projekteve të ndryshme në interes të qytetarëve. Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor ka vizituar disa vendpunishte në fshatrat Tërstenik dhe Sllatinë të Epërme. Në fshatin Sllatinë të Epërme, u asfaltuan 4 degëzimet e rrugës “ Hamit Lulleci” ku me këtë rast Kryetari Haliti i shoqëruar nga Kryetari i këtij fshati, Daut Drugzani, kanë bashkëbiseduar me banorët lidhur me këtë projekt infrastrukturor i cili është mirëpritur nga ta. Gjithashtu Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar punimet në ambulanten e këtij fshati i cili pritet të funksionalizimet së shpejti. Përndryshe gjatë ditës kryetari Haliti me bashkëpunëtor ka vizituar edhe fshatin Tërstenik ku pos që po zhvillohen punimet parapërgatitore për asfaltimin e rrugës Tërstenik-Komogllavë, janë asfaltuar edhe rrugët “Behxhet Mirashi”, “ Beqir Kurti” dhe rruga e lagjes Tërsteniku.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Ferizajt apelon qytetarët për respektimin e orarit të përdorimit të insekticideve

Pas vizitës tek bletari që posedon qindra zgjoje bletësh Rrahim Grainca komuna e Ferizajt ka …