leoni

Ministri Hasani priti mysafirë të veçantë


Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, për nder të 1 Qershorit, – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve ka pritur nxënës nga tri shkolla të kryeqytetit, “Hasan Prishtina”, “Dardania” dhe  “Faik Konica”. 

 Hasani ka biseduar me fëmijët për punën e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë duke iu treguar detyrat dhe përgjegjësit e kësaj ministrie. 
Ministri i siguroi nxënësit se po punojnë shumë që fëmijët ta kenë të ardhmen edhe më të mirë. “Fëmijët padyshim që janë e ardhmja e ndritur e Kosovës. Të gjithë kishin plane për të ardhmen. Më befasuan me inteligjencën dhe ambiciet e tyre. Iu thashë mësoni shumë, sepse Kosova ka nevojë për ju”, tha Hasani.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për ndëprerje të qarkullimit rrugor në rrugën “Ilaz Kodra”

Me qëllim të realizimit të projektit për ndërtimin e urës së re mbi Lumin “Klina” …