KEK
Fillimi / Lajmet / Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, priti në takim ministrin e Zhvillimit Rajonal, Enis Kervan
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, priti në takim ministrin e Zhvillimit Rajonal, Enis Kervan

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, priti në takim ministrin e Zhvillimit Rajonal, Enis Kervan

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, priti në takim ministrin e Zhvillimit Rajonal, Enis Kervan, me bashkëpunëtorë, ku diskutuan për temat me interes të përbashkët në mes këtyre dy ministrive. Fillimisht, ministri Krasniqi e njoftoi ministrin Kervan për fushat që i mbulon Ministria e Tregtisë dhe Industrisë si dhe për objektivat që i ka paraparë për të ardhmen. Po ashtu, ministri Krasniqi e njoftoi ministrin, Kervan edhe për masat e ndërmarra të MTI-së, në kuadër të masave të reja të qeverisë, për të parandaluar përhapjen e pandemisë Covid-19. Ndërsa, ministri i Zhvillimit Rajonal, Enis Kervan foli për mundësitë e koordinimit dhe të bashkëveprimit institucional në mes të dy ministrive për fushat me interes të përgjithshëm publik. Të dy ministrat u zotuan se do t’i bashkërendojnë aktivitete në parandalimin e përhapjes së pandemisë dhe njëkohësisht do t’i koordinojnë edhe aktivitetet e fushave me interes ekonomik për zhvillimin e ekonomisë së vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Haradinaj- Stublla: Greqia është pro liberalizimit të vizave për Kosovën dhe do të angazhohet për t'i bindur vendet tjera

Haradinaj- Stublla: Greqia është pro liberalizimit të vizave për Kosovën dhe do të angazhohet për t’i bindur vendet tjera

Ministrja e Jashmte, Meliza Haradinaj- Stublla ka thënë se Greqia do ta prëkrah Kosovën lidhur ...