Myslim Peza (1897-1984) formoi çetën e parë Antifashiste e para në Shqipëri dhe në Evropë

Ndër figurat më të shquara të kombit shqiptar  prej tre çerek shekulli e më tej, radhitet biri i lavdishëm i Pezës Martire, Heroi i Popullit, Myslim Peza.  Ai lindi, më 1 Maj 1897, në Pezën e Madhe të Tiranës. Ishte djali i dytë i Sheh Hazizit. I ati ishte patriot dhe atdhetar nga familja fshatare me origjinë fshatar i mesëm.

Sheh Hazizi kishte katër fëmijë: Dy djemtë Myslimin dhe Shyqyriun, dy vajzat Xhaharinë dhe Sabrien, e ëma Muhmudia ishte nga fshati Harizaj të Kavajës. Edhe dajallarët e Myslimit ishin nga familje patriotësh të lidhur ngushtë me LANC-in, prej të cilëve kanë rënë dëshmorë për Atdheun në luftë kundër pushtuesve nazifashistë siç janë: Behexhet Ali Harizi, Daut Ibrahim Harizi, Emin Haxhi Harizi dhe Shaziman Arif Harizi, në trungun e tij familjar kanë rënë dëshmorë të Atdheut: Shyqyri Hazis Peza, Myrvete Shyqyri Peza së bashku me të fejuarin e saj, Heroin e Popullit Kajo Karafili, Hasan Gani Peza dhe Babë Myslimi plagosur nga xhandarët në Peqin më 26.06.1943, kur po shkonte për të marrë pjesë në krijimin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare në Labinot të Elbasanit në Korrik 1943, djali i Babë Myslimit plagoset në luftë kundër nazifashistëve dy herë, në pezë më 16.03.1941 dhe në Selbë të Tiranës më 14.01.1944 (i cili është shpallur invalid i luftës), kushëriri i tij. Abdurrahman Peza plagosur nga fashistët Italian në Shahinaj të Shijakut më 4 Maj 1941.

Myslim Peza ka qenë  pjesmarrës aktiv në Lëvizjen Demokratike të viteve 1912-1924 sëbashku me të tjerë, ai do të vihej në ballë të luftës kundër regjimit tradhëtar të Zogut. Vrasja e njerit prej veglave qorre të Esat Pashë Toptanit, Osman Bali më 5 shtator 1926, rezistenca ndaj regjimit zagolljan dhe vitet e zeza të emigracionit Shtator 1930, Korrik 1939 jashtë vendit, bënë që Myslim Peza të kalitej me cilësi e virtyte të larta njerëzore. Me pushtimin e vendit nga fashizmi Italian më 7 Prill 1939, kthehet menjëherë në Shqipëri në Korrik 1939 për të organizuar luftën për çlirim.

Më 5 Qershor 1940 formon çetën e parë patriotike antifashiste e para në Shqipëri dhe në Evropë. Në përbërje të çetës së parë patriotike antifashiste, u radhitën në radhë të parë pjestarët e familjes: vetë Babë Myslimi, bashkëshortja Zepe, djali Skënderi, vajza Dije, vëllai Shyqyriu me bashkëshorten e tij Feriden, vajzat, Myrveti dhe i fejuari i saj, Heroi i Popullit Kajo Karafili dhe vajza e vogël Luçia, kushuriri Dyr Peza me bashkëhorten Haxhirenë, vëllai i Dyrit Hasani me bashkëshorten e tij Ismenten.

Kjo çetë, më 16 Mars 1941, organizoi përpjekjen e parë të përgjakshme kundër fashistëve italianë, nga të cilët mbetën të vrarë 84 veta e shumë të plagosur, nga çeta ranë dëshmorë Hasan Peza, Sadi Sinani, Xhaferr Durishti, Vath Korriku, Muharrem Haka dhe u plagosën Skender Peza, Emin Celmeta, Shkurt Rexha, Sulejman Brahja dhe Qemal Deliallisi, ndërsa më 22 Qershor 1941 bie Dëshmorë dhe Sulejman Ymeri.

Më 21 Gusht 1941, me ardhjen e Vasil Shantos, Hero i Popullit në Pezë, çeta riorganizohet në çëtë partizane. Komandant i çetës emërohet Myslim Peza, komisar Vasil Shanto (shkodrani trim); me largimin e Vasil Shantos me detyrë në qarkun e Shkodrës, komisar caktohet biri i nderuar i Peqinit, trimi Mustafa Adem Gjinishi. Në shtëpinë e Babë Myslimit u mbajt Konferencën Historike të Pezës më 16 shtator 1942, me program pluralist pa dallim feje, krahine e ideje, në të cilën morën pjesë 18 delegatë me bindje të ndryshme politike, prej të cilëve 13 ishin patriot dhe nacionalistë dhe 5 të PKSH. Këtu Babë Myslimi do të ishte delegate dhe u zgjodh anëtar i Këshillit të Përgjithshëm antifashist nacionalçlirimtar. Armiqtë pushtues nazifashistë, kanë organizuar kundër popullit dhe partizanëve të Pezës, 18 operacione të përgjakshme. 75 mijë nazifashistë të paisur me tanke, artileri e aviona, prej të cilëve mbeten të vrarë rreth 700 veta nazifashistë dhe shumë të plagosur në kodrat e Pezës. Me krijimin e Batalionit partisan të Pezës më 15 Mars 1943, komandant emërohet Myslim Peza dhe komisar Mustafa Gjini, si i pari battalion në shkallë vendi dhe më pas krijohet grupi partizan i Pezës me 18 Korrik 1943, komandant Myslim Peza dhe komisar trimi Kristo Themelko, zv/komisar Tonin Jakova dhe Masar Shehu, zv/komandant Nazmi Kaba.

Më 18.09.1944, krijohet brigade e XXII partizane që luftoi nga Peza deri në Vishegrad të Jugosllavisë 14.02.1945 të drejtuar nga kuadrot, militantët e Pezës, Sali Verdha, Tonin Jakova, Masar Shehu, Rexhep Zuna, Nimet Ymeri etj. Në Pezë, luftimet morën përpjestime të mëdha. Babë Myslimi u shqua për zgjuarsi, guxim, trimëri, organizim e drejtim. Ai udhëhoqi formacionet partizane me aftësi të rrallë në rreth 5 vjet, duke ruajtur kompaktësinë e tyre.

Ai kreu luftime të suksesshme në një sipërfaqe katrore prej 1.200 km katrorë, duke i dhënë Atdheut 327 dëshmorë, prej tyre 24 ishin gra dhe vajza me në krye Heroinën e Popullit Mine Peza dhe Heronjtë e Popullit” pionieri 14 vjeçar Met Hasa, Kajo Karafili, Mihal Duri dhe Maliq Muça e shumë heronj të tjerë por të pashpallur. Historiografia ushtarake, do të bëntë mirë për t’u thelluar në një studim shkencor ushtarak, për tërë veprimtarinë taktiko-operative, luftarake të formnacionit të grupit partisan të Pezës dhe rolit e kontributit të Babë Myslimit të këtij Komandanti vërtet legjendar. Në Konferencën e Labinotit, Babë Myslimi u zgjodh anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë  Nacional Clirimtare më 10 korrik 1943, më 24.05.1944, në Kongresin e Përmetit, u zgjodh anëtar i KANC dhe zëvëndës kryetar i Komitetit të Përgjithshëm të KANC në Berat, Tetor 1944 me atributet e një qeverie.

Në mbledhjen e dytë të KANC në Berat, u zgjodh zëvëndës kryetar i qeverisë demokratike provizore të Shqipërisë. Edhe pas çlirimit të 29 Nëntorit 1944, Babë Myslimi dha një kontribut të çmuar si në rimëkëmbjen e ndërtimit të vendit, ashtu dhe të forcimit e modernizimit të ushtrisë popullore. Atij ju dha grada e gjeneralit. Ndërkohë ka qenë deputet i Kuvendit Popullor në të gjitha legjislaturat, si dhe nënkryetar i presidentit të Kuvendit Popullor, derisa i rrahu zemra më 7 Shkurt 1984.

Edhe gjatë dekadave të pas çlirimit, mbeti njeri i thjeshtë, masovik, i lidhur ngushtë me njerëzit, me hallet e tyre. Dyert e shtëpisë së tij ishin përherë të hapura për njerëzit e thjeshtë, për popullin, të ardhur nga Durrësi, Kavaja, Shijaku, Rrogozhina, Peqini, Elbasani, Librazhdi dhe Lushnja. Tek Ai, vinin me plot besim mjaft punëtore e fshatarë, këta dhe nga rrethet e ndryshme duke filluar nga Shkodra deri në Sarandë. Babë Myslimi, në biseda me shokë e miq, shpesh përdorte porositë: kujdes çuna se Shqipëria është mbushur me spiuna, të ruajmë të mos na e bastardojnë historinë, kush nuk ka besë nuk ka pjesë. Shpesh herë e shikoje të shkonte tek ish bashkëluftëtarët e tij, që nga më i hershmi si: Haxhi Lleshi, Spiro Moisiu, Shaban Rexha, Nuz, Kasem dhe Jaha Hakrama, Xheladin dhe Dyrr Celmeta, Muharrem Kodra, Qazim Bardhi, Qerim Shima, Xhaf Xhafa, Riza Stafa, Selim e Hasan Ceka, Mustafa Meta, Qerim Gjumsi, Jaha, Qamil, Dalip dhe Ali Thartori, Mustafa Dedej, Ali Meka, Hasan Gjata Demir dhe Myftar Celhaka, Liman Laçi, Vath Zebeli, Beqie Isufi, Beqir Cani, Rexhep Hasalliu, Dyl Collaku deri tek më të rinjtë. Nuk pati rreth të Shqipërisë ku nuk shkoi Babë Myslimi. Njerëzit thonin se Babë Myslimi nuk plaket kurrë. Ai qëndron si lis, na begenis dhe e begenisin. Kryefjala e tij ishte që: brezave të rinj të mos u lëmë gjuhën e urrejtjes port ë vëllazërimit. Kush ka gabuar, mund të ndreqet. Asnjëherë nuk është vonë për të bërë gjera të mira e të bukura për njerëzimin, të jemi të thjeshtë, jo fodullë e llafazanë, se populli nuk i do fodullët! Shumë interesante është dhe vizita e tij (Babë Myslimit sëbashku me Haxhi Lleshin) ara erdhën së bashku në Tetovë të Maqedonisë më 24 korrik 1945 për të takuar shokët e Brigadës, i cili kish një vit që ishte ndarë me to. Nuk mbeti njeri pa u takuar me të nga partizanët dhe kuadrot e Brigadës.

Aty mësoi se kishin rënë Dëshmorë të Atdheut 107 veta me në krye pionierin 12 vjeçar Met Hasa. Takoi me shokët më të vjetër të çetës siç ishin: Shaban Rexha, Fadil Celmeta, Emin Celmeta, Myrt Karaj, Shaban Durishti, Zyber Loshi, Selman Grori, Nimet Ymeri, Baftjar Pamaçiu etj. Takimi qe shumë i përzemërt me një mall të jashtëzakonshëm, ku Babë Myslimi dhe Haxhi Lleshi u folën kuadrove dhe partizanëve mbi punimet që bëheshin në Shqipëri. Babë Myslimi u prek kur mësoi se nga dëshmoret kishin rënë dhe ish anëtarët e çetës patriotike të vitit 1940 siç ishin: Hamdi Grori dhe Imer Kurti, por ju lehtësua dhimbja se këto dëshmorë nderuan Pezën e Lavdishme. Figura, emri dhe vepra e Myslim Pezës, nuk do të harrohen kurrë!

Myslim Peza ishte shok i ngushtë i Enver Hoxhës dhe  anëtar i Shtabit të përgjithshëm të UNÇ-së. Në Kongresin e Permetit u zgjodh nënkryetar i KANÇ. Pas çlirimit të vendit, ishte edhe nënkryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor. Ka vdekur më 7 shkurt të vitit 1984.

Burimet: Zëri i popullit dhe Kalendari Enciklopedik I

Kontrolloni gjithashtu

Nermin Vlora – Falaschi (1921-2004)

Nermin Vlora-Falaschi ( 1921- 2004), studiuese e zellshme dhe intelektuale e dalluar shqiptare

Nermin Vlora – Falaschi lindi më 18 prill të vitit 1921 në Tiranë. Filloi nxënien …