Shaqir Totaj: Nuk kanë mbetur edhe shumë ditë deri në fitoren e madhe të 19 nëntorit

Shaqir Totaj: Nuk kanë mbetur edhe shumë ditë deri në fitoren e madhe të 19 nëntorit

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj ka hapur fushatën në njërën prej lagjeve karakteristike të qytetit, ku jetojnë pothuajse qytetarë nga të gjitha grupet etnike. Siç njofton PDK, në shoqërimin edhe të partnerëve të koalicionit, Totaj ka thënë se nuk ka mbetur edhe shumë ditë deri në fitoren e madhe të 19 nëntorit, e cila do të thellohet edhe më shumë.

“Këtë lagje, dhe këtë qytet jo vetëm që do ta avancojmë por modelin e tij të bashkëjetesës por do ta zhvillojmë dhe te kaluaren e pasur historike t’ia tregojmë botës. Lagja Kurillë është pikërisht njëra nga ato çfarë përfaqëson Prizreni”, ka thënë Totaj. Në këtë tubim, kanë folur edhe partnerët e koalicionit me PDK-së, Kabashi i AAK-së, Yagcillar i KDTP-së dhe Duda Balje e VAKAT.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar …