Airport Adem Jashari
MIT
kek
Fillimi / Institucionet / U bënë homazhe në 21 vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit në Kompleksin Përkujtimor në Krushë të Madhe  

U bënë homazhe në 21 vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit në Kompleksin Përkujtimor në Krushë të Madhe  

Në 21 vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit: Muhamet Malsori, Hysni Duraku, Skender Hameli, Sinan Hoti, Isak Hoti, Sedat Hoti, Sedat Hoti, Hida Hoti dhe Ismet Hoti, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi së bashku me bashkëpunëtorë, ish-luftëtarë dhe familjarë të dëshmorëve e martirëve bënë homazhe dhe nderime në respekt të jetës dhe veprës së dëshmorëve te Kompleksi Përkujtimor në Krushë të Madhe si dhe te vendi i rënies në malet e Pashtrikut. Kryetari Latifi me këtë rast ka theksuar: ,,Dëshmorët janë ndërgjegjja më sublime dhe vetëdija e ngritur lart, deri në piedestalin e vetëflijimit. Ata jetuan dhe sakrifikuan për ne, i kemi prore gjithkund e gjithherë. Jehona e zërit të tyre është jehonë lirie që nuk do të na lejoj të devijojmë nga rruga drejt ardhmërisë më të mirë të brezave që do të na pasojnë. Lavdi e nderim përjetë për dëshmorët e Pashtrikut dhe gjithë dëshmorët e lirisë! Ka thënë kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetë familje përfituese në projektin “Mbështetje e integruar Socio-ekonomike për familjet shumë të prekura”

Ka përfunduar projekti i Organizatës Ndërkombëtare Humanitare Gjermane “Arbeiter –Samariter-Bund Detchland” (ASB), “Mbështetje e integruar ...