Dy oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë diplomuar në kolegjet ushtarake amerikane. Majori Gëzim Osmani ka diplomuar në Kolegjin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm (KKSHP) të Ushtrisë Amerikane, duke marrë titullin “Master në Studime Operacionale nga Army University i Ushtrisë Amerikane”, si dhe nënkolonel Gëzim Sada ka diplomuar me sukses në “Kolegjin e Luftës të Ushtrisë së SHBA-së”.
Komanda e Shtabit të Përgjithshëm (KKSHP) të Ushtrisë Amerikane, ka për qëllim përgatitjen e udhëheqësve ushtarakë në planifikim operacional, të menduarit kritik dhe lidership në operacione të përbashkëta dhe shumëkombëshe”, thuhet në postimin në facebook të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Gjithashtu edhe Kolegji i Luftës së Ushtrisë Amerikane ka për qëllim “të edukojë dhe zhvillojë udhëheqësit në nivel strategjik, me fokus në aplikimin e fuqisë luftarake tokësore, politikat kombëtare të sigurisë, dhe planifikimit afatgjatë”.
Tutje, FSK bën të ditur se si forcë ushtarake po rritet dhe po ngrit kapacitetet e saj profesionale e teknike, e gjithë kjo, falë disiplinës dhe përkushtimit të secilit ushtarak, dhe duke falënderuar partnerët tanë strategjik për mundësit që i kanë dhënë FSK-së, në edukim, shkollim e ngritje profesionale.