Lajmet

Reagim ndaj rrëzimit të avionit, KFOR stërvitet në afërsi të Bondsteel-it

Ushtarët e Komandës Rajonale-Lindje (Regional Command-East – RC-E), në kuadër të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, kanë zhvilluar një stërvitje për reagim ndaj një skenari të simuluar të rrëzimit të një avioni pranë Kampit Bondsteel. Sipas njoftimit të KFOR-it, qëllimi i stërvitjes ishte forcimi i koordinimit shumëkombësh në fushën …

Më shumë...

Kryetari i Prizrenit, Shaqi Totaj, ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti

Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqi Totaj, ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti. Ai ka bërë me dije se qeveria po e godet rëndë financiarisht Prizrenin. Në profilin e tij në Facbook, ai ka shkruar se gjatë këtyre viteve Prizrenit i janë marrë mbi 40 milionë euro. “Po pranojmë çdo ditë …

Më shumë...

Daut Haradinaj përkujton heronjtë Rexhë dhe Arton Qorraj

Daut Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka përkujtuar heronjtë Rexhë dhe Arton Qorraj. Haradinaj ka thënë se ata ishin të brumosur në një familje me traditë atdhetare, ata iu përgjigjën thirrjes së atdheut duke u rreshtuar qysh në fillet e saj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Rexha dhe Artoni morën …

Më shumë...

Specialja flet për dorëzanin e Hashim Thaçit

Nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë bëhet e ditur se trupi gjykues do të marrim vendimin në kohën e duhur, lidhur me kërkesën e mbrojtjes së Hashim Thaçit për lirim me kusht dhe ofrim të disa garancive përfshirë edhe dorëzanin prej 50 mijë euro. “Trupi Gjykues do të …

Më shumë...

Sipas OJQ-ve: U.d. presidentja nuk ka pengesa kushtetuese për ta dekretuar Kryeprokurorin e Shtetit

Organizatat joqeveritare që kanë monitoruar procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit kanë vlerësuar se procedura është zhvilluar në mënyrë transparente, objektive dhe të barabartë për të gjithë kandidatët, duke shtuar se nuk ekzistojnë pengesa kushtetuese apo ligjore që ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ta dekretojë kandidatin e …

Më shumë...

Haxhiu priti në takim lamtumirës ambasadorin belg Gregoire Cuvelier

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim lamtumirës ambasadorin e Belgjikës në Kosovë, Gregoire Cuvelier, me rastin e përfundimit të mandatit të tij diplomatik. Haxhiu e falënderoi ambasadorin Cuvelier për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës, për …

Më shumë...

Komandanti i FSK-së takon zëvendësambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, në fokus bashkëpunimi në fushën e sigurisë

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim zëvendësambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Böttcher, si dhe Tilmann Scherf nga Zyra e Jashtme Federale Gjermane. Gjatë takimit, gjenerallejtënant Jashari e falënderoi delegacionin gjerman për mbështetjen e vazhdueshme që Republika Federale e Gjermanisë i …

Më shumë...

Zejnullah Gashi nominohet për Kryeprokuror të Shtetit

Zejnullah Gashi është nominuar për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit pas një votimi të fshehtë të zhvilluar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës. Pas përfundimit të procesit të votimit, Gashi arriti të marrë 5 vota nga 6 gjithsej, duke siguruar kësisoj mbështetjen e shumicës së anëtarëve të KPK-së dhe duke u …

Më shumë...

Gjini: Marrëdhëniet me Izraelin janë me rëndësi strategjike për Kosovën

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka pritur në zyrat e Aleancës ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamara Ziv, me të cilën ka zhvilluar një takim kushtuar zhvillimeve aktuale dhe mundësive për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Izraelit. Gjini ka bërë me dije se takimi është zhvilluar në frymë …

Më shumë...

Dirk Schübel pason Aivo Orav si përfaqësues Special i BE-së për Kosovën

Këshilli i Bashkimit Evropian ka emëruar diplomatin gjerman Dirk Schübel si Përfaqësues Special të Bashkimit Evropian për Kosovën. Schübel do ta pasojë diplomatin estonez Aivo Orav, i cili u largua nga Kosova në prill. Sipas njoftimit të BE-së, ai do ta marrë detyrën më 1 shtator 2026, me një mandat …

Më shumë...

Kthimi bruto në gjysmën e parë të vitit 2026 të Fondit të Kursimeve Pensionale ka arritur në 312 milion euro

Fondi i Kursimeve Pensionale njofton kontribuesit që nuk kanë aplikuar ende për tërheqjen e 10% se mund të aplikojnë deri më 6 prill

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) ka shënuar rezultat historik në performancën e investimeve gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026. Sipas të dhënave të fundit, kthimi bruto nga investimet për periudhën 1 janar – 30 qershor 2026 ka arritur në rreth 312 milionë euro, duke shënuar nivelin më …

Më shumë...

Janina Ymeri kritikon Ministrinë e Shëndetësisë pas pamjeve nga Pediatria: Spitalet pa çarçafë, Vitia me mindil mëndafshi

Janina Ymeri kritikon Ministrinë e Shëndetësisë pas pamjeve nga Pediatria: Spitalet pa çarçafë, Vitia me mindil mëndafshi

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka reaguar pas publikimit të pamjeve nga Klinika e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku një qytetare ngriti shqetësime për kushtet në të cilat po trajtohen fëmijët. Në reagimin e saj, Ymeri ka kritikuar gjendjen në …

Më shumë...

Oda Amerikane: Institucionet e reja ta kenë prioritet qasjen në infrastrukturën e gazit amerikan

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë u ka bërë thirrje institucioneve të reja që, pas konstituimit të Kuvendit dhe formimit të qeverisë, ta trajtojnë me prioritet përfshirjen e Kosovës në infrastrukturën rajonale të gazit të lëngshëm natyror amerikan (LNG). Në reagimin e saj, Oda thekson se Kosova ndodhet në një moment …

Më shumë...

Shqipëria dhe Kosova ndër vendet me tkurrjen më të madhe të popullsisë në Evropë

Shqiperia dhe Kosova

Shqipëria dhe Kosova po përballen me një rënie të thellë demografike, duke u renditur ndër vendet me tkurrjen më të madhe të popullsisë në Evropë. Sipas të dhënave të Eurostat, Shqipëria ka humbur 23.6 për qind të popullsisë që nga viti 2000, duke zënë vendin e parë në Evropë për …

Më shumë...

Serwer: Serbia po e mban peng dialogun, BE-ja dhe SHBA-ja duhet të jenë më të vendosura

Serwer

Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë vazhdon të mbetet në një ngërç të thellë, ndërsa marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe Ohër ende nuk kanë gjetur zbatim. Megjithëse Bashkimi Evropian ka paralajmëruar përpjekje për ta riaktivizuar procesin gjatë këtij viti, deri më tani nuk është shënuar ndonjë …

Më shumë...

Burim Ramadani: AAK-ja është i vetmja parti që ka ofruar një platformë për tejkalimin e bllokadës politike në vend

Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani ka deklaruar se subjekti politik që i takon është e vetmja parti që ka ofruar një platformë për tejkalimin e bllokadës politike në vend. Ai ka shkruar se Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka mbetur e sinqertë gjatë gjithë …

Më shumë...