Me ftesë të Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë, ambasadorit Petrit Malaj, bashkë me motrën Besartën morëm pjesë në pritjen e organizuar me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Jemi bashkë, kemi një gjuhë, kulturë, e traditë, e kemi Shqipërinë dhe Kosovën e pavarur. Kemi histori, rrënjë dhe amanete të përbashkëta, të cilat na obligojnë të punojmë së bashku për t’i jetësuar. Gëzuar Festat e Nëntorit të gjithë shqiptarëve anekënd botës!