Fatmir Limaj: Specialja ia pështyu në fytyrë shtetin e Kosovës

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si Gjykata Speciale e ka organizuar vizitën katërditore në Kosovë të ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, për arsye humanitare, duke e cilësuar sjelljen e saj si fyerje dhe shfaqje të arrogancës ndaj shtetit të Kosovës. “Ata çdo ditë e kanë pështy në fytyrë shtetin e Kosovës, ato katër ditë”, ka deklaruar Limaj.  Ai ka kritikuar veçanërisht praninë dhe sjelljen e policëve të Gjykatës Speciale gjatë qëndrimit të Krasniqit në Kosovë, duke vlerësuar se institucionet vendore është dashur të marrin përgjegjësinë për sigurinë e tij, pa lejuar, sipas tij, demonstrimin e arrogancës nga përfaqësuesit e Speciales. “Së pari, shteti ato ditë është dashur t’u thoshte: largohuni atyre policëve. Ne e marrim përsipër sigurinë e një personi në kushtet e gjykatës dhe nuk ka nevojë të shpërfaqni arrogancën tuaj”, ka thënë Limaj. Deklaratat e tij rikthejnë në vëmendje edhe raportet e ndërlikuara politike ndërmjet Limajt dhe Partisë Demokratike të Kosovës, subjekt në të cilin ai dikur ishte një nga figurat kryesore. Megjithëse në maj të këtij viti Limaj shprehu gatishmërinë për bashkim politik dhe rikthim në PDK, kryesia e kësaj partie nuk e pranoi përfshirjen e tij në listën zgjedhore për zgjedhjet e 7 qershorit.  Refuzimi i hapjes së dyerve për Limajn mund të lidhet me rivalitetet e vjetra dhe frikën e strukturave ekzistuese nga ndryshimi i balancave të ndikimit brenda PDK-së. Në një parti që ende përballet me çështjen e lidershipit dhe trashëgimisë politike të Thaçit e Veselit, rikthimi i një figure me peshën dhe ambicien politike të Limajt nuk do të ishte thjesht bashkim votash, por edhe rishpërndarje e fuqisë brenda partisë.

Kontrolloni gjithashtu

Banka Botërore e radhitë Shqipërinë me inflacion 13.2%, Kosovën 19.2%, Serbinë 19.3%, Maqedoninë 21.5% Malin e Zi 23.1%

Banka Botërore: Kosova ka potencial për 87 mijë vende pune dhe 1.5 miliard dollarë investime

Kosova mund të tërheqë deri në 1.5 miliard dollarë investime private dhe të krijojë deri …