Arben Fetoshi: Në Serbi po kërkohet një qasje edhe më konfrontuese ndaj Kosovës, synohet rikthimi i Ministrisë për Kosovën

Drejtori i Institutit “Octopus”, Arben Fetoshi, ka paralajmëruar për rritjen e presioneve politike në Serbi për një qasje më konfrontuese ndaj Kosovës, duke vlerësuar se kërkesat për rikthimin e Ministrisë për Kosovën dhe Metohinë dhe pretendimet për mbrojtjen e integritetit territorial të Serbisë janë sinjale të vazhdimësisë së politikës së saj ndaj Kosovës. Fetoshi ka theksuar se këto kërkesa po paraqiten në kohën kur në Serbi pritet formimi i qeverisë së re dhe se ato përputhen me zotimet e Listës Studentore për ndjekjen penale të zyrtarëve që kanë zbatuar marrëveshjet me Kosovën. Ai ka veçuar kërkesën e Këshillit Nacional Serb, të udhëhequr nga Momir Stojanoviq, ish-shef i sigurisë ushtarake të Korpusit të Prishtinës dhe ish-drejtor i inteligjencës ushtarake serbe, për rikthimin e Ministrisë për Kosovën dhe Metohinë.  “Kjo nuk është thjesht kalkulim pushteti për një ministri më afër kufirit me Kosovën, por presion për ta legjitimuar një qasje edhe më kërcënuese në pretendimet territoriale të Serbisë”, ka shkruar Fetoshi. Ai ka tërhequr paralele edhe me veprimet dhe deklaratat e liderit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, i cili ka kërcënuar me bllokimin e vendimmarrjes në Bosnjë-Hercegovinë pas zhvillimeve lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për emërimet në Komisionin për Ruajtjen e Monumenteve Kombëtare. Fetoshi ka vlerësuar se përputhja e qëndrimeve të Dodikut me programin e Listës Studentore në Serbi tregon vazhdimësinë e orientimit politik dhe gjeopolitik në rajon

Kontrolloni gjithashtu

Luksemburgu konfirmon mbështetjen prej 50 milionë eurosh për Kosovën, Shiroka Pula vlerëson partneritetin bilateral

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të ngarkuarin me punë të …