Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të ngarkuarin me punë të Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz, me të cilin ka diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe mundësitë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit bilateral. Gjatë takimit, vëmendje e veçantë i është kushtuar mbështetjes financiare prej 50 milionë eurosh që Luksemburgu i ka ofruar Kosovës, si dëshmi e partneritetit dhe përkrahjes së vazhdueshme të këtij shteti mik për zhvillimin e vendit. Presidentja Shiroka Pula ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e Luksemburgut ndër vite, duke vlerësuar kontributin e tij në proceset zhvillimore dhe në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve. Takimi është vlerësuar si një mundësi për të riafirmuar partneritetin e mirë ndërmjet Kosovës dhe Luksemburgut, si dhe për të avancuar bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
