Presidentja Shiroka-Pula nesër zhvillon vizitën e parë zyrtare në FSK

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, do të vizitojë nesër, më 24 nëntor, Forcën e Sigurisë së Kosovës në kuadër të vizitës së saj të parë zyrtare në këtë institucion. Sipas njoftimit për media, vizita do të fillojë në orën 10:00, në objektin e Ministrisë së Mbrojtjes, ku presidentja do të pritet me ceremoninë më të lartë ushtarake nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari. Gjatë qëndrimit në Ministrinë e Mbrojtjes, presidentja Shiroka-Pula do të zhvillojë edhe një takim me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. Përfaqësuesit e mediave do të kenë mundësi të marrin pamje filmike dhe fotografi vetëm gjatë ceremonisë zyrtare të pritjes së presidentes nga komandanti i FSK-së.Vizita shënon paraqitjen e parë zyrtare të presidentes Justina Shiroka-Pula në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Banka Botërore e radhitë Shqipërinë me inflacion 13.2%, Kosovën 19.2%, Serbinë 19.3%, Maqedoninë 21.5% Malin e Zi 23.1%

Banka Botërore: Kosova ka potencial për 87 mijë vende pune dhe 1.5 miliard dollarë investime

Kosova mund të tërheqë deri në 1.5 miliard dollarë investime private dhe të krijojë deri …