Krasniqi: Secili që ka qenë pjesëtarë i UÇK-së, me armë apo pa armë duhet të njihet më shumë se mirë

Në Negroc më 26 nëntor përurohet lapidari kushtuar Jakup Krasniqit

Në hyrje të fshatit Negroc, vendlindjes së ish kryeparlamentarit të Kosovës Jakup Krasniqis, më 26 nëntor do të përurohet lapidari në nderim të ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ceremonia e përurimit do të mbahet në orën 12:00. Këtë e ka konfirmuar Agron Krasniqi, nipi i Jakup Krasniqit. Ndërkohë, Jakup Krasniqi gjatë fundjavës përfundoi vizitën disa ditore në familjen e tij në Prishtinë, të cilën e realizoi për arsye humanitare, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të bashkëshortes. Zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi është dënuar me 25 vjet burgim nga Gjykata Speciale në Hagë, në vendimin e shkallës së parë. Aktualisht, mbrojtja e tij, sikurse edhe ekipet mbrojtëse të Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, është duke u përgatitur për procedurat e ardhshme në Gjykatën e Apelit.

Kontrolloni gjithashtu

Banka Botërore e radhitë Shqipërinë me inflacion 13.2%, Kosovën 19.2%, Serbinë 19.3%, Maqedoninë 21.5% Malin e Zi 23.1%

Banka Botërore: Kosova ka potencial për 87 mijë vende pune dhe 1.5 miliard dollarë investime

Kosova mund të tërheqë deri në 1.5 miliard dollarë investime private dhe të krijojë deri …