Protesta “Jo në emrin tim” është mbajtur edhe mbrëmë për të shtatën natë me radhë në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku qytetarë të shumtë kanë shprehur qëndrimet e tyre lidhur me aktgjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. Tubimi është zhvilluar në orët e mbrëmjes, ndërsa organizatorët …
Më shumë...Lajmet
Endrit Thaçi pas aktgjykimit në Hagë: “Vendimi na ka lënduar, por nuk na ka mposhtur”
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke thënë se vendimi e ka lënduar atë dhe familjen e tij, por nuk i ka mposhtur. Në një deklaratë për emisionin “Ftesë në 5”, tek …
Më shumë...Jason Steinbaum pas aktgjykimit të Hagës: “Gjykata Speciale nuk duhej të ngrihej”
Ish-zyrtari amerikan Jason Steinbaum ka kritikuar ashpër Gjykatën Speciale në Hagë pas aktgjykimit të 16 shtatorit ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke deklaruar se kjo gjykatë, sipas tij, nuk duhej të ishte themeluar dhe se procesi i saj nuk i ka shqyrtuar siç duhet provat. Duke komentuar …
Më shumë...BE për Specialen: “Mbështetja jonë do të vazhdojë”, PDK kërkon ndryshimin e ligjit
Bashkimi Evropian ka bërë të qartë se do të vazhdojë mbështetjen për gjykatën speciale në Hagë, në kohën kur në Kuvendin e Kosovës është proceduar iniciativa për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit që rregullon funksionimin e tyre. Zëdhënësi i BE-së, Christian Wigand, tha se Brukseli nuk komenton njoftimet apo planet …
Më shumë...Debati për Specialen zhvendoset në Kuvend, partitë përballë ndryshimeve të ligjit
Pas aktgjykimit të 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, debati për Gjykatën Speciale është zhvendosur edhe në Kuvendin e Kosovës, ku Partia Demokratike e Kosovës ka proceduar projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. PDK-ja ka deklaruar se ndryshimet e …
Më shumë...Vlora Çitaku kundërshton “asimetri dënimesh”: “Problemi është çfarë po dënohet”
Zyrtarja e lartë e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj deklarimeve për “asimetri dënimesh” lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Çitaku ka kritikuar deklarimet për krahasimin e masës së dënimeve, duke argumentuar se, sipas saj, debati nuk …
Më shumë...Ardian Gjini kritikon Donaika Gërvallën pas dënimeve në Hagë
Kreu i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke kritikuar ashpër qëndrimin e ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla. Gjini ka thënë se një pjesë e deputetëve dhe votuesve të Lëvizjes Vetëvendosje nuk ndihen …
Më shumë...Pandeli Majko: Vendimi i Hagës ka pasoja përtej Kosovës, Shqipëria dhe Kosova duhet të reagojnë
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, ka reaguar lidhur me aktgjykimin e 16 shtatorit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke argumentuar se vendimi ka pasoja që tejkalojnë territorin e Kosovës dhe prekin edhe Shqipërinë. Në një shkrim të tij, Majko thotë se në aktgjykim janë përfshirë edhe fakte që lidhen …
Më shumë...OVLUÇK-ja paralajmëron protesta në të gjitha qytetet e Kosovës më 25 shtator kundër aktgjykimit të Hagës
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka paralajmëruar protesta në të gjitha qytetet e Kosovës ku ka degë dhe struktura të saj, në kundërshtim me vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Vendimi për protestat është marrë pas takimit me kryetarët e degëve të OVLUÇK-së. …
Më shumë...Çlirim Haziri: 7 ditë rresht në shesh. 7 net pa u ndalur
Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka bërë të ditur se sot shënohet një javë prej fillimit të tubimeve të përnatshme në sheshin “Skënderbeu”, ku protestuesit po kërkojnë drejtësi. Haziri ka thënë se për shtatë net radhazi qytetarët janë mbledhur me të njëjtin mesazh dhe kërkesë, duke …
Më shumë...Bedri Halimi shpallet i pafajshëm në rastin “Brezovica”
Kryeinspektori i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), Bedri Halimi, është shpallur i pafajshëm në rastin gjyqësor të njohur si “Brezovica”. Aktgjykimi është shpallur sot në Gjykatën Themelore në Pejë, ku trupi gjykues, e ka shpallur atë unanimisht të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës të ngritur …
Më shumë...Deputetja e PDK-së, Konjufcës: Nuk është koha të flasësh për problemet e botës, ngrite zërin dhe vepro për krerët e UÇK-së
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, i ka reaguar ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili sipas saj po merret me çështje globale. Ajo i ka kërkuar kryediplomatit të Kosovës që të merren me çështjen e dënimit të kreve të UÇK-së. Në profilin e saj në Facebook, …
Më shumë...Nis beteja në Apel për katër ish-krerët e UÇK-së
Pas dënimit në shkallën e parë, ka nisur zyrtarisht beteja ligjore në Apel për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, të cilët javën e kaluar u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim. Ekipet e mbrojtjes kanë nisur këtë javë procedurat për …
Më shumë...Më 1 tetor do të organizohet marshi “Jo në emrin tim”
Platforma qytetare “Liria Ka Emër” ka kërkuar angazhim dhe koordinim të institucioneve të Kosovës, pas shpalljes së aktgjykimit dënues për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin nga Gjykata Speciale në Hagë, më 16 shtator, raporton Ekonomia Online. Ndërsa, kanë theksuar se më 1 tetor nga ora 16:00, …
Më shumë...“Liria ka emër”: Qeveritë shqiptare të mbajnë mbledhje të përbashkët urgjente
Përfaqësuesi i platformës “Liria ka Emër”, Ismail Tasholli, ka bërë thirrje që të mbahet një mbledhje urgjente në mes të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë. Sipas tij, kjo mbledhje duhet të mbahet vetëm me një pikë të rendit të ditës: mbështetjen institucionale për mbrojtjen e luftës së UÇK-së …
Më shumë...Toby Cadman: Dëshmitë e mbrojtjes u shpërfillën, apeli mund t’i rrëzojë aktgjykimet
Avokati britanik Toby Cadman ka kritikuar mënyrën se si janë trajtuar dëshmitë e mbrojtjes në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke i cilësuar veçanërisht të zhgënjyeshme dënimet prej 25 vitesh burgim ndaj Hashim Thaçit dhe Jakup Krasniqit. Cadman, i cili më herët ka përfaqësuar Nasim Haradinajn, ka …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
