Endrit Thaçi pas aktgjykimit në Hagë: “Vendimi na ka lënduar, por nuk na ka mposhtur”

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke thënë se vendimi e ka lënduar atë dhe familjen e tij, por nuk i ka mposhtur. Në një deklaratë për emisionin “Ftesë në 5”,  tek Top Chanel Endrit Thaçi ka falënderuar shqiptarët nga të gjitha viset dhe diasporën për mbështetjen e dhënë pas vendimit, duke theksuar se mesazhet dhe reagimet e tyre kanë qenë burim force për familjen. “Dua t’i falënderoj nga zemra të gjithë shqiptarët, pa asnjë përjashtim, nga të gjitha viset shqiptare dhe nga diaspora, që na kanë qëndruar pranë dhe nuk e kanë ndalur zërin e tyre as pas vendimit”, ka deklaruar ai. Ai ka thënë se familja do të vazhdojë rrugën përmes të gjitha mundësive ligjore, duke shprehur besimin se drejtësia mund të vihet në vend. “Në këtë moment të vështirë, mbështetja juaj na ndihmon të vazhdojmë me qetësi, dinjitet dhe besim duke shfrytëzuar çdo mundësi ligjore që drejtësia të vihet në vend”, ka thënë Endrit Thaçi.  “Vendimi mund të na ketë lënduar, por nuk na ka mposhtur. Beteja nuk ka mbaruar. Do të vazhdojmë me kokën lart deri në fund, të palëkundur në kërkimin e drejtësisë dhe të bindur se jemi në anën e duhur të historisë”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Pandeli Majko

Pandeli Majko: Vendimi i Hagës ka pasoja përtej Kosovës, Shqipëria dhe Kosova duhet të reagojnë

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, ka reaguar lidhur me aktgjykimin e 16 shtatorit ndaj ish-krerëve …