Jakup Krasniqi përfundon vizitën në Kosovë, sot në orën 15:00 kthehet në Hagë me aeroplan special

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, sot do të përfundojë vizitën disaditore në Kosovë, të cilën e realizoi për arsye humanitare, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij. Jakup  Krasniqi pritet të largohet nga shtëpia e tij në lagjen Velania të Prishtinës në orën 14:00, ndërsa nisja me aeroplan special drejt Hagës është paraparë për në orën 15:00. Vizita e tij në Kosovë u shoqërua me emocione të shumta, takime familjare dhe interesim publik, por edhe me reagime lidhur me kufizimet e vendosura për takimet me familjarët dhe bashkëluftëtarët. Pas disa ditësh qëndrimi pranë familjes, Krasniqi do të rikthehet në Hagë, ku po mbahet në paraburgim në kuadër të procesit gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ligji i ri për Gjykatën Speciale, kërkohet konsultim me BE-në dhe kthimi i selisë në Kosovë

Nisma e paralajmëruar për hartimin e një ligji të ri për Dhomat e Specializuara të …