Presidenti i Portugalisë uron Justina Shiroka Pulën, shpreh gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit me Kosovën

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i Portugalisë, António José Martins Seguro, me rastin e marrjes së detyrës.
Sipas njoftimit të Presidencës, presidenti portugez, në emër të popullit të Portugalisë dhe në emrin e tij personal, i ka përcjellë Shiroka Pulës urimet për marrjen e mandatit dhe dëshirat për sukses në ushtrimin e detyrës.
Në letrën e tij, Seguro ka shprehur gjithashtu dëshirën që gjatë mandatit të presidentes së Kosovës të thellohen më tej marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë në forcimin e lidhjeve të miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet Portugalisë dhe Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Jakup Krasniqi e rikthejnë në shtëpi, vazhdon dita e tretë e qëndrimit në Kosovë

Ish kryeparlamentari i Kosoves, z, Jakup Krasniqi është kthyer sërish në shtëpinë e tij në …