Jakup Krasniqi e rikthejnë në shtëpi, vazhdon dita e tretë e qëndrimit në Kosovë

Ish kryeparlamentari i Kosoves, z, Jakup Krasniqi është kthyer sërish në shtëpinë e tij në Prishtinë, pas përcjelljes nga zyrtarët e EULEX-it në selinë e këtij misioni, mbrëmjen e së enjtes. Ai është marrë nga shtëpia rreth orës 17:00, ndërsa është rikthyer sot, në kuadër të masave të sigurisë që po e shoqërojnë gjatë qëndrimit në Kosovë. Në afërsi të shtëpisë së tij janë vërejtur edhe forca të shtuara policore të Kosovës, të cilat marrin përsipër sigurinë gjatë pjesës tjetër të ditës, pas përcjelljes nga EULEX-i. Kjo është dita e tretë e qëndrimit të Krasniqit në Kosovë, ku ai ka ardhur për të qëndruar pranë bashkëshortes së tij, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të saj.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani: Siguria e Kosovës mbetet në vendnumëro

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kritikuar ashpër Projektbuxhetin për vitin 2027, duke vlerësuar se …