Në Komunën e Rahovecit është mbajtur takimi i Këshillit Organizativ për shënimin e festave të Nëntorit, me fokus përgatitjen dhe koordinimin e aktiviteteve për 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit.
Gjatë takimit u diskutuan organizimi i programit festiv, ndarja e përgjegjësive dhe angazhimet e nevojshme për realizimin e aktiviteteve që do të shënojnë këtë datë të rëndësishme kombëtare.
Komuna e Rahovecit po vazhdon përgatitjet për shënimin e 28 Nëntorit, në frymën e festimit dhe nderimit të simbolit kombëtar dhe historisë shqiptare.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
