Rahoveci nis pranimin e kërkesave për vlerësimin e dëmeve nga erërat e fuqishme, afati deri më 27 nëntor

NJOFTIM
Të nderuar qytetarë, pas dëmeve të shkaktuara nga erërat e fuqishme me datë 19.11.2026 në territorin e komunës së Rahovecit, njoftohen qytetarët e prekur se ka filluar pranimi i kërkesave për vlerësimin e dëmeve.
Kërkesat mund të dorëzohen në periudhën:
20.11.2026 – 27.11.2026
VËMENDJE: Në përputhje me nenin 15, paragrafin 6, të Rregullores (QRK) Nr. 17/2015, kërkesat për vlerësimin e dëmeve duhet të dorëzohen brenda afatit të përcaktuar.
Pas përfundimit të këtij afati, kërkesat nuk do të pranohen për vlerësim të dëmeve.
Kërkesat mund të dorëzohen çdo ditë pune, nga ora 08:00 deri në 16:00, në sportelet e Komunës së Rahovecit.
Kërkesa duhet t’i drejtohet:
Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim;
Komisionit Komunal për Vlerësimin e Dëmeve nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë Tjera.
Dokumentet që duhet t’i bashkëngjiten kërkesës:
Person privat:
1. Kopja e letërnjoftimit të aplikuesit;
2. Konfirmimi i llogarisë bankare;
3. Dëshmitë për dëmet e shkaktuara (fotografi me ngjyra);
Bizneset:
1. Letërnjoftimi i pronarit;
2. Certifikata e biznesit;
3. Konfirmimi i xhirollogarisë
bankare të biznesit;
4. Dëshmitë për dëmet e shkaktuara (fotografi me ngjyra)
Ftohen qytetarët e prekur që t’i dorëzojnë kërkesat dhe dokumentacionin e nevojshëm brenda afatit të përcaktuar.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna Skenderaj: Lumi nuk është vend për mbeturina, por pasuri e përbashkët që duhet ta mbrojmë të gjithë!

Drejtoria e Shërbimeve Publike ka realizuar aktivitetin e pastrimit të lumit në kuadër të angazhimit …