Bedri Halimi: DISA FJALË RRETH DISA PASAKTËSIVE TË ANALIZËS SË AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE TË KOSOVËS

Bedri Halimi shpallet i pafajshëm në rastin “Brezovica”

Kryeinspektori i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), Bedri Halimi, është shpallur i pafajshëm në rastin gjyqësor të njohur si “Brezovica”.

Aktgjykimi është shpallur sot në Gjykatën Themelore në Pejë, ku trupi gjykues, e ka shpallur atë unanimisht të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës të ngritur nga Prokuroria Themelore në Ferizaj.

Halimi akuzohej për keqpërdorim të detyrës zyrtare lidhur me rastin “Brezovica”. Sipas aktakuzës së Prokurorisë, ai dyshohej se, në cilësinë e kryeinspektorit në MMPHI, nuk kishte ndërmarrë veprimet ligjore për ndalimin e disa ndërtimeve në Parkun Kombëtar “Sharri”, në zonën e Brezovicës.

Pas shpalljes së aktgjykimit, Halimi ka reaguar duke e cilësuar vendimin si përfundim të një procesi disa-vjeçar gjyqësor.

Sot në Gjykatën Themelore për Krime të Rënda në Pejë, u shpalla unanimisht nga trupi gjykues i pafajshëm, si kryeinspektor i MMPH-së, për të gjitha pikat e aktakuzës të ngritura nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, për keqpërdorim të detyrës zyrtare, për procesin Brezovica”, ka deklaruar Halimi.

Ai ka shtuar se, sipas tij, kur një akuzë ndërtohet pa prova të mjaftueshme, ajo duhet të përballet me provat në gjykatë.

Kur akuza nga policët hetues dhe prokurori ndërtohet pa fakte, përballet me prova, e fjalën e fundit e thotë Gjykata”, ka thënë Halimi.

Bedri Halimi ishte arrestuar më 6 janar 2022 gjatë një operacioni të Policisë së Kosovës në kuadër të aksionit “Brezovica”. Në atë operacion ishin arrestuar edhe zyrtarë të tjerë të MMPHI-së, ndërsa hetimet lidheshin me dyshime për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe vepra të tjera penale.

Halimi ishte përballur edhe më herët me një proces gjyqësor lidhur me ndërtimet pa leje në Prevallë. Në atë rast, Gjykata e Apelit kishte vërtetuar aktgjykimin e shkallës së parë që e shpallte atë të pafajshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Pierre-Richard Prosper: Aktgjykimi i Hagës njollosi UÇK-në, çlirimin e Kosovës dhe aleancën me NATO-n

Avokati i Hashim Thaçit, Pierre-Richard Prosper, ka kritikuar ashpër aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në …