Albert Z. Zholi: Anita Bitri, kënga që s’e harron as deti

Në Sarandë, në janar, kur dimri kish ftohtësi,

Më tetë lindi Anita, një rreze dashurie,Me sy që mbanin ëndrra, me buzë që veç këndonin,Dhe dallgët e së ardhmes në shpirt ia pëshpëritnin.

Vajzë e vogël, plot gjallëri, me shpirtin fluturak,Recitonte vargje të bukura, këndonte pa u ndalë,Në botën e fëmijërisë, si lule çelte çdo ditë,

Dhe zëri i saj i ëmbël premtonte ardhmëri e dritë.

Vlorën e deshi shumë, me detin u miqësua,Në bregun e kaltër, sa herë që ajo shkoi,

 i flisnin butë, era këngë i dhuronte,

Dhe zemra e Anitës me nota përgjigjej, këndonte.

O det i kaltër, i pafund, më jep një melodi,

Të bëhem zë i ëndrrave, të fal veç dashuri!

Dhe dallga ia kthente me shkumë e me fllad,

 ditë do të të njohë larg, çdo qytet e çdo fshat.

Me violinën në duar, me shpirtin përmbi re,

Ajo ndiqte ëndrrën e bukur, që zemra ia rrëfeu,Vaçe Zelën si yll e mbante në kujtim,

Dhe skenën e ëndërronte si tempull të frymëzimit.

Kur mbushi gjashtëmbëdhjetë, këngës iu përkushtua,

“Dashuria e parë” në zemrat tona u ngulua,

Me zë të ngrohtë, me mall, me ndjenjë të vërtetë,Anita fitoi një vend që nuk e fshin dot jeta.

Por jeta, që aq shumë i fali melodi,

I thuri një dhimbje përtej çdo fjalë e poezi,

Në Nju-Jork, në tetor, u shua një dritë,

Me Siborën dhe Azbijen, në heshtjen e një nate të trishtë.

zemra u ndalën, tri jetë në përqafim,

Një nënë, një bijë, një vogëlushe plot ëndërrim,Monoksidi ua preu frymën, pa zë e pa fjalë,

Dhe bota mbeti e ngrirë përballë atij malli të madh.

Por dhimbja u bë kujtesë, u bë dritë për të tjerë, “Ligji Anita” u ngrit, që jetë të mos shuhen në terr,Në Vlorë, rruga me emrin tënd të kujton,

Se dashuria dhe kënga as vdekja s’i harron.

O Anita e detit, o zë i papërsëritur,

Meteor që kalove, por kurrë i harruar,

Kur dallga përkëdhel bregun dhe hëna shndrit mbi det,

Kënga jote ngrihet lart, e pavdekshme përjetë.

Kontrolloni gjithashtu

Jetullah Haliti – Eti dhe thellësia e imazhit: “Profondizmi” në dialog me artin bashkëkohor evropian

Jetullah Haliti – Eti dhe thellësia e imazhit: “Profondizmi” në dialog me artin bashkëkohor evropian

Nga simbolika e embrionit te kërkimi i dimensioneve të brendshme të figurës, krijimtaria e artistit …