* Enver Hoxhës, në 118-vjetorin e lindjes! Ja mestetori, krenar me Tëndën gjashtëmbëdhjetë; Ndriti dritëjetë e Tij, lindur më nëntëqind e tetë! Argjiro Nëna, lindi birin që nuk ka të vdekur; Enver Diellorin, dritë e Tij, nuk njeh të tretur! Sup më sup si malet tona, tetorët Enverianë; Lidhur me një besë shqiptarie, zemrat kanë. Flakërima tetoriane terrin çan, Enveri ndrin; E Tij diellmendje, dritëjetë për Shqiptarinë! Kulmojnë vite, shekuj, iu prin gjenial Enveri; Vdes i ligu, dritës së Tij, ta shuaj don i mjeri! Rron drita Enveriane, se rron zemërnjerëzimi; S‟çel liria pa atë dritë, vdes ëndrra e gjykimi! Mbajnë tetorët dritëlindje, ata vrasin terrvdekje; Si universali ligj jete, tok, shtyjnë para vlera jete! Jo, s‟ndal trokthkoha në të pandalshmin vrapim; Me Enverin, lidhur shekujt besë, për mosdorëzim! Sa herë Dielli shkrep mbi timin mal Shkëlzen; Në vigangjoksin e tij, rrezja shkruan, “Enver”! Ashtu udhëjeta, një rrezengjitjeje në të përpjeta; Maldritënori, besëlidhur me Enverin sa rron jeta! * * * Se ç‟bëri Enver Hoxha për atdhe e shqiptari; Mbarë bota e dëshmoi, ndaj u mbulua me lavdi! Qe thellë, humbëtirash terri, honethellash, atdheu; - Nxire Ti, o Enver! - i foli vëllamadh, Skënderbeu! Mendje e zemër, historia, trimit ia ushqeu; Kreshnikët, legjendat lanë, në zemër iu futën. Çau mendjeshpatë e Tij, udhënderin na rrëfeu; Vdiqen ligësitë para Tij, edhe sot, ato i tuten! Mundi shekujzinj terri, na soll Epokëdritën; Me grusht çeliku qëlloi të keqen, vrau frikën! Frymë e Enverit, zgjoi kohërat, iu dhe emër; Frymë lavdie ajo, prore në të kombit zemër! Diellmendja e Tij, na çeli sytë, njohëm lirinë; Na ngjiti përkrah me Diellin, rritëm krenarinë. S‟na la, ta harrojmë gjakderdhurin, për atdhe; -Para atij gjaku, - na tha prore, - në gjunj ne! Na e shkuli mendjes terrin, dritë asaj mbolli; Shpirtin, na e qeroi ligësish, tok na mblodhi! Na futi në gjak, punën, dijen, na emancipoi; Histori, gjenezë, kulturë, gjuhë, na i lartësoi! Me kazmë, pushkë e penë, lartësuam atdhenë; Të na vrisnin rezezat donin, ua shuante rrufenë! Kala vigane bëri Shqipërinë, Ai, habiti botën; Fjalës së Tij, dridhej hasmi, ajo tundte tokën! S‟bëri pazare në kurriz të lirisë, as të atdheut; S‟u tut, s‟u dorëzua, shëmbëlltyrë e Prometut! Pati, frymë jete Ai, bash si frymë e Skënderbeut; Ia hoq kombit mbi krye, Shpatën e Demokleut! Bëri gjithë një popull mendjendritur, me dinjitet; Si Ai e, Kastrioti, askush s‟u tret për vend të vet! Botës njohur, kush me Të desh të matej, e pësoi; I Tij krah burri, kurrë, dore Flamurin s‟e lëshoi! Me Ty, Enver, u ngjitëm lart e, majat pushtuam; Me Ty, Enver, Atdheut, me dritë, emrin ia shkruam! Me Ty, Enver, mundem terrin, e ndritëm jetën; Më Ty, Enver, gëzuam lirinë, rrokëm të vërtetën! Teje, Enver, buron urtësia, dritudhëtimi ynë; Teje, Enver, mësuam të mos kthejmë, sa era fryn! Ti, Enver, ndrite tonat jetë, pra, je i yni Diell; Me yjet e Universit, shkruar emri Yt, në qiell! * * * Ç‟kanë motet, rënkojnë, hapat iu rëndojnë?! Muajt, ditët, hutuar, s‟po dinë nga shkojnë! Jo, kurrsesi! Malet, ikjen Tënde s‟e pranojnë; Ditët, nga ikja Jote, bash si netë po ngjasojnë! Po, po! Qan Shqipëria, se s‟të ka në ballë Ty! Të pat diell e jetë, sot ajo, pa Ty, s‟ka, as sy! Fantazmë e vdekjes, lakuriq bredh ndër ne; Flakë qielli, toka prush, ah, i mjeri, atdhe! Sot, vuan populli, s‟feston si kohës Tënde; Jetës, tradhtarët, ia dogjën shpresën, ëndrrën! Zemërimi, po ia vë, flakën Shqipërisë; Mjerë Atdheu, pëson, në vend të tradhtisë! Sot e ardhmja e kombit, dalë ka në rrugë; Tradhtarët, gjysmëkombin, atdheut përzunë! Jo flakë Shqipërisë, digjni politikën tradhtare; Nazifashizmi sundon, ballë saj rinia shiptare! * * * Ah, o bir Enver, kombin ç‟e mposhti halli! Politikëtradhtarja, keq na shiti tek djalli! Ne, vatërpërzënë, ngjan fantazmë, atdheu; Ik e ik shqiptari, keq kuçedra, na mbërtheu! Sot pushtetkrimi, Atdhenë, nxjerr në pazar; Ka shkuar jeta në fije peri, gati po këputet! Së harbuari kurvëpolitika, poll të ligën farë; Lojëlashta kungulleshë, ende, ndër ne luhet! Prore kërkojnë malet, Diellin që i ndrinte; Ku janë trimat syfajkoj, gjumi nuk i zinte? Ikur ditëlumturat e punës, tyre ne u rritem; Ditënetët, rendnin tëra, në të punës ritëm. Sot, o Kryeburrë, Enver, bën njeriu se rron; S‟njeh koha shije jete, se vdekja e sprovon! Qe njeriu, më i çmuari kapital, sot i pavlerë; E mjerimit gjallesë, njeriu, në ferr mbijeton! Jo, s‟duroj! Do të flas me Ty, o sa kam mall! Rrjedh imi lum i mendimit, s‟del gjë ta ndalë. Koha rrodhi, dot s‟e ndala, deshi t‟na largojë; Ndjej vrapkohën, nesh vjen, ne të ma afrojë! Tunden malet hallerëndash, shkëmbinj shkëputen; Turbulluar mendja, zemra, urtësitë zunë u strukën. Jetojmë fallso, o Enver, sot, po na kodifikojnë: Me robotër “inteligjentë”, arsyen zëvendësojnë. S‟din bota ç‟bën, „Zotin‟ po takoi, ajo e çmend! S‟ngopet, as Gobseku modern, paraje zënë peng! S‟është më kohëvlerëta që na dhurove, o Enver; Asaj lavdikohe, shtetkrimi, po i vret, emër, nder! Mbetur Nënëlokja me duar në gji, veç vajton; Mes lotësh në kuje, ligje, emrin Tënd shqipton. Ty, s‟të lindi nëna për një stinë, je për një jetë; Dhe nga përtejvdekja, me ne, Enver, prore felt! Rron urtësia, lavdia, s‟vdes Enveri, Yllshqipe; Majakreshtash urtësish, dritëron, o Yll drite! Që andej pavdekësie, felt me ne – ndër ne rron! Kombi, botënjerëzorja, frymës Tënde, frymon! Sot kuçedra, pandeh se Ti ke vdekur, s‟din ç‟bën; Se në detpopull oshëtin emri Yt, vendi s‟i zihet vend! Sot kapitalsistemi – imperializëm, fundvetin prek; Po zgjohet detnjerëzori, e ardhmja Botëre, po troket! Galaktikës Botëre, pesë diej të pashuar, jetë i falin; Mbledhur, tok kuçedërhanja globale, dot s‟e ndalin! Yllësia, o Enver, të mban në gji, i duhet drita Jote; Pa dritëjetën Tënde, shuhet dritë e jetë e kësaj bote! * * * Erdhën, ikën tetorë, plot njëqind e tetëmbëdhjetë; Rendin shekujmote, prore tyre, Jotja frymëjetë! Në kapëcylle historie, për urtësi, kombin thërret; Humbur yllpolarin, po Ty, kombi mbet‟ i shkretë! Ende trojet tona ndarë, copa-copa, nën pushtim; Gjak derdhi shqiptari, bëri Epope Adem Jashari! Me idealin Tënd, luftoi, fitoi mbi shkja shqiptari; Serish skuqëm tokën, por na ra moderni pushtim! S‟po na njohin, pa e falur ne, pushtuesin gjakatar; Kësi aleatësh, s‟do i pranonte, as tufa me gomerë! Të ishe, Enver, s‟ruanim kufij shqiptaro-shqiptarë; Bashkim Kombëtar, trojetonsh, do kishim kaherë! Shitur politika tek hasmi, e hedh vallen e djallit; Zhytur në krim, e harroi familjemadhën e Jasharit! Bash ata që luftuan, peng i mban drejtësia “aleate: I mashtuan luanët, votuan kurthën,“gjykatë speciale”! Se deshi serbi aso gjykate dhe, fëmia e kuptoi; Besuan në besëprerës historikë, Kosova pësoi. Ti, Enver, të kishe qënë, do të na i hapje sytë; Intrigave, trysnive, lojëfjalëve, iu bëje pritë! Sot politika mes shtetesh shqiptare, thikë më thikë; S‟don askush ta lëjë shokun, t‟i bëjë mirë popullit. Iu është bërë mendja kolltuk, atij shohin ardhmërinë; Por ç‟e do, syterrsia, s‟po i lë ta shohin shqiptarinë! Harruan luftën komandantët, zhytur ata, në kamje; Këndej Drini politika, nxjerr Atdheun në ankande! Joshet sionizmi kriminel, me “rezervëtoka”, tek ne; Falin ishull e gadishull, portëmbrojtjet për atdhe. Ah, Enver, ç‟të të them, goja nuk m‟i nxjerr! U fëlliq çdo gjë, nuk ka moral më e, as fytyrë. Populli në zgrip jete, këta tallen me videoseks; Kurvëpolitikës i rrahen shpatullat, ç‟mënxyrë! Datëlindjen ke, o Enver, më fal se të lëndova; S‟durova dot, si prore në Ty besuar, bisedova! Don atdheu edhe kombi, me Ty të kuvendojë; Mbet Shqipëria pa shqiptarë, vallë, si durojmë?! * * * E di, se e shikoj stinëdritën, tek po lind prapë; Dhe se e gjatë natëdimri, vdes ajo, lind verë. Vjen stinëbegata, harliset jeta në stinëgjatë; Veçse Ti, Enver, edhe dimrat i bëje pranverë! Brez pas brezi, tetor pas tetori, Enver kujtohesh; Në të vetën zemër të mban kombi, saj madhnohesh. Në flamur lavdie kthyer Ti, tonës vetëdije rritesh; Rron Enver, të rrit kombi, Teje dhe vdekja fshihet! Drita Jote, i shpëndan retë, saj vjen Botëreja! Serish majalartash ngjitemi, s‟na tremb rrufeja! Ti, ylldrita jonë, na prin prore për kah e vërteta; Thërrasin kohërat: Enver Hoxha, o tungjatjeta! Tiranë, më 16 Tetor 2026.