Të shtunën, më 17 tetor 2026, duke filluar nga ora 11:00, në Qendrën Rinore “Fetnete Ramosaj”në Deçan, do të mbahet promovimi i librit “Deçani, ekuivalenca e një poetike atdhetare”, i autores Emine Boriçi.
Ky botim sjell një trajtim të veçantë të vlerave letrare, historike dhe kombëtare të Deçanit, me theks të veçantë në krijimtarinë poetike të Shkëlzen Ukëhaxhajt dhe rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë sonë kulturore.
Ftohen të gjithë qytetarët, artdashësit dhe dashamirët e librit të marrin pjesë në këtë ngjarje kulturore, e cila promovon vlerat e letërsisë, historisë dhe identitetit tonë kombëtar.