Kaos në Tiranë: protesta përshkallëzohet, sulmohen institucione e biznese

Protesta në Tiranë u shndërrua në përplasje të dhunshme, ndërsa protestuesit u zhvendosën në disa zona të kryeqytetit dhe sulmuan institucione publike, biznese e banka. Policia përdori autobotë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës për t’i shpërndarë. Sipas Associated Press, trazirat zgjatën mbi tetë orë; autoritetet raportuan 35 të ndaluar dhe 29 persona të lënduar, mes tyre 23 policë. Associated Press Dhuna nisi pranë Ministrisë së Arsimit, ku protestues të maskuar hodhën gurë e mjete të tjera drejt godinës. Disa shkulën kangjellat e trotuarit dhe i përdorën për të goditur institucionin. Përplasjet më pas u zhvendosën në Rrugën e Durrësit, ku u dëmtuan biznese private dhe u dogj një bankë. Në Sheshin “Skënderbej” u dogjën stola dhe kazanë mbeturinash. Në Ministrinë e Ekonomisë, protestuesit hynë në katin e parë, thyen xhama, shkulën dyer dhe nxorën orendi jashtë godinës. U dëmtua edhe Ministria e Brendshme.

Protestuesit u ndanë në disa grupe dhe marshuan përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Dëme u raportuan te Piramida e Tiranës, ku u thyen xhama dhe u dogjën pjesë të ambienteve; aty u sulmua edhe një bankë tjetër. Pranë Kryeministrisë u dogjën pemët te hyrja anësore e godinës. Më pas, protesta u zhvendos pranë ndërtesës ku ndodhen Kryesia e Kuvendit dhe Gjykata Kushtetuese. Protestuesit tentuan të hynin në godinë, ndërsa më pas dëmtuan dhe dogjën biznese në katet e para të “Kullave Binjake”. Sulme dhe zjarr pati edhe në Ministrinë e Drejtësisë, ku u thyen xhamat dhe u dogj kati i parë. U dëmtua gjithashtu qendra tregtare pranë Kalasë së Tiranës. Tensione u raportuan edhe pranë Komisariatit nr. 2, ku u dogj një automjet policie dhe u lënduan dy efektivë. Në Rrugën e Elbasanit dhe te Zogu i Zi u shkatërruan rrethime e sinjalistikë rrugore. Protestuesit u shpërndanë rreth orës 22:00. Përshkallëzimi i dhunës u shënua gjatë protestave që vijuan për të dytën ditë në kryeqytet. Associated Press raportoi dëme në të paktën katër ministri dhe përplasje të përsëritura mes protestuesve dhe policisë. Associated Press

Kontrolloni gjithashtu

Kanë filluar gërmimet vlerësuese në lokacionin e shënjuar në afërsi të Minierës në Shtaval, afër Sijenicës

Dy foshnja të zhdukura gjatë luftës u identifikuan pas më shumë se dy dekadash

Dy foshnja, të zhdukura gjatë luftës në Kosovë, janë identifikuar pas më shumë se dy …