Zëri i të rinjëve në vendimmarrjen lokale

Në Ferizaj ka nisur punëtoria dyditore “Zëri i të rinjve në vendimmarrjen lokale”, organizuar nga Këshilli Lokal i Rinisë, në bashkëpunim me OSBE-në dhe Sektorin e Rinisë, në kuadër të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport të komunës së Ferizajt.

Kjo punëtori synon fuqizimin e Këshillit Lokal të Rinisë dhe avancimin e pjesëmarrjes kuptimplote të të rinjve në proceset vendimmarrëse në nivel lokal.

Përmes diskutimeve, punës në grupe dhe aktiviteteve ndërvepruese, pjesëmarrësit do të trajtojnë sfidat me të cilat përballen të rinjtë, rolin e tyre në proceset vendimmarrëse, si dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit me institucionet lokale.

Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet identifikimit të prioriteteve të të rinjve dhe hartimit të një plani konkret veprimi, i cili do të shërbejë si bazë për angazhimet dhe iniciativat e ardhshme të Këshillit Lokal të Rinisë.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit është njëra nga 12 komunat partnere të projektit KOMOAL-PREP

Komuna e Deçanit është njëra nga 12 komunat partnere të projektit KOMOAL-PREP, të cilat u …