Aktivitete vetëdijesuese për rëndësinë e zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit

Ekipi për Edukimin dhe Promovimin e Shëndetit (EPSH) i QKMF-së në Ferizaj ka organizuar ligjërata vetëdijesuese për kancerin e gjirit, me qëllim të rritjes së informimit dhe ndërgjegjësimit të grave për rëndësinë e kujdesit ndaj shëndetit të tyre.

Njëra nga ligjëratat u mbajt me gratë e komunitetit në Hotelin “Rubis”, në mbështetje të OJQ-së “Nevo Koncept”, poashtu u organizua një ligjëratë tjetër me pjesëtarët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, në Qendrën e Komunitetit në Dubravë.

Gjatë këtyre aktiviteteve u diskutua për rëndësinë e zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit, kontrolleve të rregullta shëndetësore dhe informimit të drejtë mbi mundësitë e parandalimit, diagnostikimit dhe trajtimit në kohë të kësaj sëmundjeje.

Përmes këtyre ligjëratave, ekipi i EPSH-së synon të kontribuojë në rritjen e vetëdijesimit shëndetësor, promovimin e kujdesit për shëndetin e grave dhe fuqizimin e qasjes së barabartë në informata shëndetësore për të gjitha komunitetet.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit është njëra nga 12 komunat partnere të projektit KOMOAL-PREP

Komuna e Deçanit është njëra nga 12 komunat partnere të projektit KOMOAL-PREP, të cilat u …